Bisedimet e ndërmjetësuara nga Pakistani mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit kanë përfunduar pa një marrëveshje, një rezultat që sipas studiueses së marrëdhënieve ndërkombëtare, Melisa Braci, ishte plotësisht i pritshëm.
Në një intervistë për edicionin e mesditës në Syri Tv, Braci shpjegoi arsyet komplekse pas këtij dështimi, dhe paralajmëron për pasojat e rënda që mund të ketë Evropa.
Sipas Bracit, dështimi ishte i parashikueshëm pasi ishte vetëm tentativa e parë në një konflikt të këtij niveli. “Në negociatat e para nuk priteshin rezultate pozitive,” shprehet ajo, duke shtuar se natyra e palëve negociuese e bëri arritjen e një marrëveshjeje pothuajse të pamundur.
Ndryshe nga bisedimet tradicionale mes dy shteteve, kjo përballje vuri përballë një superfuqi si SHBA-ja dhe një qeveri iraniane që, sipas ekspertes, nuk përfaqëson vullnetin e popullit të saj. Mungesa e aktorëve kyç si Izraeli dhe fuqive të tjera rajonale si Arabia Saudite dhe Katari, e thelloi më tej ngërçin.
Braci thekson se situata aktuale buron nga shkelja e vazhdueshme e marrëveshjeve nga ana e Iranit, ku tha se regjimi në Teheran, duke ndjerë se “nuk ka më asgjë për të humbur”, vepron vetëm për mbijetesën e tij, pa marrë parasysh pasojat për popullin apo rajonin.
Përtej Lindjes së Mesme, pasojat e këtij konflikti ndihen më së shumti në Evropë, ku kontinenti theksoi ekspertja, po përballet me ankthin e rritjes së çmimeve të karburanteve dhe një krizë të mundshme energjetike.
Braci kritikon ashpër pasivitetin e Bashkimit Evropian dhe liderëve të tij. “Fatkeqësisht, Evropa nuk po mban një rol. Ky është problemi më i madh,” pohon ajo.
Për mua ishte e pritshme që do dështonin, sepse së pari ishte tentativa e parë dhe në në një nivel lufte të tillë siç janë SHBA-të dhe Irani dhe Izraeli sot, ishte e pritshme që me negociatat e para nuk do të kishte rezultate pozitive. Dhe së dyti është edhe natyra e këtyre negociatave që e bën atë rezultat edhe më të paarritshëm, sepse në rast se deri tani kemi pasur negociata dhe diskutime sa i përket luftërave të tjera mes dy shteteve ose mes dy superfuqive ose mes dy faktorëve ndërkombëtarë që bazohen në strukturë shtetërore, por edhe kanë ë, kanë mbështetje popullore. Sot ne kemi një palë, që është Irani, që është një qeveri, pra nuk është një shtet, nuk është një popull që po diskuton, është një qeveri. Sepse duhet të kujtojmë këtu se populli nuk është pro qeverisë që ka tani.
Dhe kemi një superfuqi siç janë SHBA-të. Gjithashtu kemi dhe një palë ndërmjetëse që është Pakistani, i cili deri më tani nuk e ka kryer atë rol dhe nuk besoj se është në nivelin e atillë që të kryejë një rol kyç në zgjidhjen e këtij konflikti kryesor. Gjithashtu mungonte në një mënyrë ose në një tjetër edhe pala tjetër kryesore që është Izraeli. Gjithashtu mungesa e shumë faktorëve të tjerë brenda rajonit, sepse në fund të fundit ky është një konflikt rajonal, sigurisht që përfshin edhe gjithë pjesën tjetër të botës, sepse ai rajon është shumë i rëndësishëm sa i përket ekonomisë globale, por edhe sigurisë ndërkombëtare. Por mungesa për shembull e Arabisë Saudite apo e Katarit, e vendeve të tjera shumë të rëndësishme, bën që të çedojnë këto negociata.
Para pak ditësh, Trumpi dha një deklaratë që për ne ishte fundi, për shumicën e personave ishte fundi i botës, por gjë që s'ndodhi. Besoj se edhe këto negociata, sipas meje do të jenë negociata, ishte tavolina e parë dhe do të ketë tavolina të tjera negocimi. Sepse kemi, kemi Iranin që thotë që nuk ishim dakord sepse kushtet e SHBA-ve ishin të shumta dhe të panegociueshme. Dhe nga nga ana tjetër kemi SHBA-të që nuk përfitojnë asgjë nga eskalimi i këtij konflikti. Sepse, sepse nuk kemi dy palë normale në diskutim. Irani i cili nuk bazohet në strategji ndërkombëtare ose në plane ose në diplomaci, bazohet në moralizma dhe në fundamentalizma. Gjë që më parë nuk ka ndodhur, pra kemi rastin Rusi, SHBA, Ukrainë, që në tavolinë kishim tre shtete. Janë tre shtete ose dy superfuqi e me një shtet. Ndërsa në këtë rast është një rast i pazakontë. Ne kemi parë raste që Irani gjithmonë ka shkelur marrëveshjet që ka kryer. Pra, le të themi që gjithë kjo situatë ndodh sepse Irani ka shkelur marrëveshjet të cilat ka bërë me SHBA-të, me Izraelin, me rajonin. Kështu që unë besoj se një farë presioni më i madh do të ndodhë nga ana e SHBA-ve. Irani nuk ka me çfarë të kërcënojë dhe çfarë të kërcënojë.
Do e kishin përdorur si kërcënim të paktën, që e kemi. Sepse nuk kanë asgjë më për të humbur. Sepse ata janë vetëm një qeveri që mendojnë për vete, nuk mendojnë për Iranin ose për popullin iranian. Ato po, ato duan të mbijetojnë, kaq. Përtej atyre vendeve të rajonit atje që janë përfshirë fizikisht në këtë konflikt, mbi të cilët bien bomba apo të cilët lëshojnë bomba, jemi ne të tjerët në pjesën tjetër të botës që i kemi sytë nga Hormuzi tani, sepse ne po prehemi të gjithë nga rritja e çmimeve kudo. Këtu ka shqetësim. Në Itali ka natyrisht shumë shqetësim, ka dhe masa të forta nga qeveria atje. Gjithë Evropa është, është shumë e shqetësuar për atë që do ndodhi. Evropa mund të jetë nga ato rajonet që mund të preken më shumë nëse kemi një krizë të zgjatur globale.
Fatkeqësisht nuk po mban një rol. Ky është problemi më i madh i Evropës. Sigurisht që problemet e brendshme e çojnë në këtë vendim dhe në këtë pozicionim. Por unë mendoj që Evropa, Bashkimi Evropian, por edhe shtetet në vetvete duhet të kishin marrë një rol më deciziv në këtë çështje, sepse në fund të fundit, Evropa është ajo që preket më shumë. Për shembull, në Itali siç e pamë, u desh, u deshën që të hapeshin edhe rezervat strategjike të Italisë në mënyrë që të mbronin tregun e naftës dhe karburanteve. Gjë që besoj se do jenë, në rast se lufta vazhdon dhe bllokimi i ngushticës së Hormuzit vazhdon të ekzistojë, besoj që do pasohet ky vendim edhe në shtetet e tjera evropiane. Liderët evropianë, pra siç kemi Meloni, Macronin edhe Merz, duhet të merrnin një rol më aktiv, pra edhe vetë ata si lider. Meloni ka bërë një vizitë të fundit, së fundmi në rajon, por që nuk kishte asnjë rol, qoftë edhe konsultativ, jo më deciziv. Dhe të tjerët sipas meje janë fokusuar shumë në problemet e brendshme, sepse problemi është se kriza është globale, po kostot janë lokale.
© SYRI.net