Gjysma e qeverisë dhe bashkiakëve nën hetim, Rama bëhet qesharak: Shqipëria, spikat në rajonin tonë me prokurimet

Gjysma e qeverisë dhe bashkiakëve nën hetim, Rama bëhet qesharak: Shqipëria, spikat në rajonin tonë me prokurimet

11:05, 12/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryeministri Rama u shpreh se Shqipëria ka shënuar përmirësime të ndjeshme në fushën e prokurimeve publike, sipas një raporti të fundit të Bashkimit Evropian, të matur nëpërmjet instrumenteve SIGMA dhe OECD.

Ai u shpreh se raporti ka analizuar situatën në rajon dhe sipas projeksioneve Shqipëria spikat për progresin e arritur, duke u renditur ndër vendet me përmirësimet më të dukshme.

Në podkastin e propagandës të së dielës Edi Rama duke u munduar tu mbushë mendjen shqiptarëve që korrupsioni nuk ekziston gjen e citon raporte që nuk kanë lidhje me rilindjen.

Gjithsecili prej shqiptarëve tani e ka të qartë se kush vjedh paratë e shqiptarëve dhe kush është ai që mbron korrupsionin dhe të korruptuarit. Ai për të mos lëshuar Ballukun pasi pas saj do të binte edhe vete vuri ne rresht grupin parlamentar ta PS dhe i detyroi që të pengonin hetimet ndaj saj.

Por Rama nuk ndalet me kaq në “shpërthimin” e tij për parajsën e prokurimeve shqiptare që duhet ta marrë si shembull e gjithë bota dhe bëhet totalisht qesharak.

“Shqipëria rezulton të jetë ndër vendet më të përparuara në rajon edhe për sa i përket transparencës dhe cilësisë së mekanizmave të prokurimeve publike, të cilat sipas raportit shërbejnë në interes të publikut”, thotë Rama.

Dhe pasi dëgjon këtë fjalë komentet janë të tepërta./a.n/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco