Nga ‘shëndetësia falas’, tek ‘vëmendje të veçantë shëndetësisë’, Rama vijon propagandën dhe mashtrimet

Nga ‘shëndetësia falas’, tek ‘vëmendje të veçantë shëndetësisë’, Rama vijon propagandën dhe mashtrimet

10:38, 12/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryeministri Edi Rama u shpreh në podkastin e tij të propagandës javore “Flasim” se për herë të parë, është vendosur një mekanizëm i ri për indeksimin e pagave çdo dy vite në sektorin publik, me qëllim korrigjimin e ndikimit të inflacionit për kategori si mësuesit, mjekët, infermierët, policët, ushtarakët dhe administratën.

Ai veçoi gjithashtu sistemin shëndetësor, ku nga muaji qershor parashikohen rritje të mëtejshme të pagave në disa shërbime kritike.

Mjekët e urgjencës do të trajtohen në të njëjtin nivel për rojet dhe ngarkesën shtesë të punës, ndërsa shtesat mujore do të arrijnë në 18 mijë lekë për mjekët dhe 12 mijë lekë për infermierët dhe teknikët.

Sipas kryeministrit, kjo është një politikë e qëndrueshme që reflekton rritjen ekonomike të vendit dhe synon të ndikojë drejtpërdrejt në përmirësimin e jetesës së familjeve shqiptare që jetojnë me punë të ndershme.

Por ai nuk foli asnjë gjë për shëndetësinë që dikur e proklamonte me te madhe, me zë të lartë si “Falas”, por që rezultoi një mashtrim i madh ashtu si pothuajse të gjithë premtimet e rilindjes vit pas viti. Mund të përmendim këtu ujin e pijshëm, integrimin, çmimet e shportës e mund të vijojmë shumë gjatë me mashtrimet dhe propagandën e rilindjes që mban me rroga të larta patronazhistët ne administratë që të manipulojë zgjedhjet e radhës.

“Një vëmendje e veçantë i është dhënë sistemit shëndetësor, ku nga qershori pagat do të rriten edhe në disa shërbime kritike. Mjekët e urgjencës do të trajtohen në të njëjtin nivel me të tjerët edhe për sa i përket rojeve, që janë një ngarkesë ekstra. Ndërkohë, shtesat konkrete do të arrijnë në 18 mijë lekë në muaj për mjekët dhe 12 mijë lekë për infermierët dhe teknikët, të shoqëruara me paga më të larta për turnet dhe një sistem rivlerësimi për përvojën”.

Askush nuk është kundër rritjes së pagës për mjekët dhe ata që u shërbejnë qytetarëve. Por duke shikuar reagimet qytetare dhe raportimet mediatike vlen te theksohet se premtimi i Ramës për shëndetësinë falas tashmë është zhdukur dhe nuk egziston. Pasi jo që nuk ka shëndetësi falas por me e frikshmja është se edhe kur një i sëmurë po merr shërbim në një spital shtetëror ai detyrohet të blejë ilaçet dhe çdo gjë nëpër farmacitë që janë të rreshtuara në afërsi të spitaleve.

Po pensionistët, me të cilët tallja vazhdon. Me paratë që u jep shteti vetëm ilaçet mund të blejnë. Dhe urojnë që të mos kenë nevojë për shërbime më të shtuara, pasi askush nuk do të merrte përsipër kurimin e tyre dhe do të detyroheshin të gjenin ndonjë klinikë private për zgjidhjen e hallit të tyre që shteti nuk ua zgjidh edhe pse kane paguar taksa gjithë jetën./a.n/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco