Avokatja e njohur, Eda Grimci, është rizgjedhur në krye të degës së Partia Demokratike e Shqipërisë në Njësinë nr. 9 në Tiranë. Në procesin zgjedhor të zhvilluar sot, demokratët e kësaj njësie votuan për të përcaktuar drejtuesin që do të udhëheqë strukturën për katër vitet e ardhshme.
E njohur si një zë i fortë brenda partisë, Grimci ka siguruar një fitore të qartë me 429 vota, ndërsa kandidati përballë saj, Armend Musaj, ka marrë 106 vota.
Në total, 547 anëtarë me të drejtë vote iu drejtuan kutive të votimit, ndërsa 12 vota janë shpallur të pavlefshme.
Grimci është vlerësuar nga mbështetësit për përkushtimin, lidershipin dhe aftësinë për të bashkuar ekipin rreth kauzave të përbashkëta. Rizgjedhja e saj shihet si një shenjë e fortë besimi dhe vazhdimësie, ndërkohë që pritet që puna e nisur të thellohet më tej, në funksion të fuqizimit të strukturave lokale dhe afrimit të Partisë Demokratike me komunitetin.

© SYRI.net