Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar një mesazh urimi me rastin e Pashkëve për të gjithë besimtarët ortodoksë shqiptarë, duke nënvizuar rëndësinë shpirtërore dhe qytetëruese të kësaj feste.
‘Krishti u ngjall! Vërtet u ngjall! Pashkët frymëzojnë te besimtarët e Zotit shpresë, besim, paqe dhe përjetësi.’, shkruan Berisha.
Në mesazhin e tij, Berisha theksoi se besimtarët ortodoksë shqiptarë festojnë Ngjalljen e Krishtit, të cilin e cilësoi si ‘Hyjin e përjetshëm dhe burrin që me mësimet e tij formësoi moralin e qytetërimit perëndimor’.
Kryetari demokrat i uroi nga zemra të gjithë besimtarëve ortodoksë dhe u shpreh shpresë që festat e ardhshme të Pashkëve të kremtohen në rrethana edhe më të mira për shqiptarët.
Mesazhi i kreut të PD-së, Sali Berisha:
Gëzuar Pashkët!
Krishti u ngjall!
Vërtet u ngjall!
Të dashur miq, besimtarët ortodoksë shqiptarë festojnë sonte Pashkët, Ngjalljen e Krishtit Mbret, Hyjit të përjetshëm dhe burrit që me mësimet e tij formësoi moralin e qytetërimit perëndimor.
Pashkët frymëzojnë te besimtarët e Zotit shpresë, besim, paqe dhe përjetësi.
Duke ju uruar nga zemra të gjithë besimtarëve ortodoksë Pashkët, Ngjalljen e Krishtit, le të lutemi bashkërisht që Pashkët e tjera t’i festojmë më mirë.
Gëzuar! #sb
© SYRI.net