Ramës i dështon propaganda dhe lobimi/ Integrimi jo vetëm është bllokuar, por i ka ndodhur diçka shumë më e rëndë

Ramës i dështon propaganda dhe lobimi/ Integrimi jo vetëm është bllokuar, por i ka ndodhur diçka shumë më e rëndë

18:17, 11/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Dhjetorin e shkuar, propagandistët e Edi Ramës shpërndanë një lajm. Sipas tyre, raporti IBAR ishte gati dhe do miratohej. Ishte një gënjeshtër për të mbajtur gjallë retorikën gjatë skandalit të Belinda Ballukut.

Sot, pas 5 mbledhjesh në Bruksel, ky raport nuk është miratuar.

Vetë Rama flet për bllokimin dhe thotë se është vetëm një veto, kur dihet se vetë koncepti i vetos parashikon një votë kundër për të bllokuar gjithçka. Në fakt janë të paktën 9 vende kundër.

Siç thotë Evropa e Lirë, bllokimi ka ardhur për shkak të votimit të Edi Ramës për të mbrojtur veten dhe Belinda Ballukun.

Por raportimet e fundit nga Brukseli flasin për diçka akoma më të keqe se bllokimi.

Integrimi dhe miratimi i raportit IBAR ka përfunduar në kalendat greke.

Vetë BE thotë se diskutimi është në fazat e para dhe nuk ka asnjë kalendar se kur do përfundojë.

Ata që e njohin Brukselin e dinë se nuk ka gjë më të keqe se të përfundosh në kalendat greke të BE.

Do të thotë të përfundosh i zvarritur, madje i harruar.

Sigurisht ishte hapur një dritare mundësie për shkak të konfliktit në Ukrainë dhe jo sepse Edi Rama ka plotësuar ndonjë standard.

Por ajo dritare është mbyllur për Shqipërinë. Nga ajo dritare tani sheh vetëm Mali i Zi e ndoshta edhe Islanda.

Prandaj Edi Rama është tërbuar dhe del e 'leh' lart e poshtë nëpër Shqipëri përpara patronazhistëve të tij se opozita po flet keq në Bruksel.

E thotë këtë njeriu që ka paguar dhe paguan një ushtri me propagandistë dhe lobistë brenda dhe jashtë vendit, madje edhe nga ata që thonë se zgjedhjet janë të lira dhe të ndershme dhe se shqiptarët e kanë korrupsionin në gjak.

Tani shpreson se shqiptarët do besojnë se fajin e ka opozita.

Një mashtrues të tillë nuk e ka parë ndonjëherë historia politike shqiptare.

Edhe një dritare e vogël shprese që u hap nga BE për qëllime gjeopolitike, Rama e mbylli brutalisht për të mbrojtur vjedhjet e tij, Belindës dhe familjes së tij.

Disa analistë dhe gazetarë ndërkombëtarë kanë shkruar vazhdimisht se BE ka mbyllur njërin sy para regjimit autokratik të Ramës.

Tani që sytë janë hapur, edhe me vonesë, duhet të durojmë përroin psikik të Ramës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco