Edi Rama dhe Belinda Balluku vazhdojnë të sfidojnë BE-në e cila ka pezulluar procesin e integrimit të vendit, për shkak të korrupsionit të ish-zv/kryeministres që sot bashkë me kryeministrin ishte në Fier dhe Lushnje.
Rama përveç se e ka mbajtur në krah Ballukun, kjo e fundit sot ka bërë thirrje në Lushnje që të vazhdohet me blerjen e votave dhe patronazhimin e qytetarëve.
Duke folur para Ramës dhe rilindësve të mbledhur në një sallë në Lushnje, Balluku suilmoit vendet e BE-së duke u shprehur se, po hidhet baltë në punët që janë bërë në Shqipëri nga socialistët.
Balluku u shpreh se, ata do të vazhdojnë përsëri siç kanë bërë deri më sot, duke vjedhur paratë e shqiptarëve.
‘Jemi takuar shpesh këto kohë për procesin e rienergjizimit, për të ndezur motorët për zgjedhjet lokale të 2027. Po e përsëris edhe sot, se kjo ka ardhur në sajë të disiplinës së treguar dhe bashkëpunimit me njëri tjetrin, dhe mbi të gjitha dyerve të hapura të partisë sonë.
Partia jonë vendosi të hapë dyert për prurje të reja, për atë që kemi biseduar bashkë.
Ky është një rast i mirë për të folur për punët e Shqipërisë, që shpesh herë mbulohen nga balta, harrohen ato që kanë ndodhur në këto 13 vite. Nuk është asnjëherë gabim për tu ulur dhe folur, pasi ka vend edhe për tu përmirësuar’, tha Balluku, duke mos treguar asnjë pendesë për vjedhjet dhe korrupsionin që ka bërë dhe për të cilat po hetohet nga SPAK.
Edi Rama pak javë më parë vendosi që të urdhërojë grupin e tij parlamentar të mazhorancës që të mos votojë për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, duke sjellë kështu si pasojë edhe bllokimin e negociatave drejt BE-së.
© SYRI.net