VIDEO-SYRI TV/ Rama krah Ballukut: Sa i takon bujqësisë, Shqipëria nuk është gati për të hyrë në BE edhe për 10 vite të tjera

16:18, 11/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryeministri Edi Rama u mundua të justifikojë bllokimin e fondeve të IPARD për shkak të abuzimeve nga qeveria dhe mungesën e tregut në bujqësi, duke fajësuar fermerët se nuk bashkohen në shitje. Gjatë një bashkëbisedimi me fermerët e Lushnjë, në krah të Belinda Balluku, Rama sulmoi sërish mediat, duke pretenduar se negociatat me BE-në nuk janë bllokuar.

Nga SYRI TV

Në një kohë kur Bashkimi Evropian ka bllokuar fondet IPARD, si pasojë e abuzimeve të qeverisë së tij, kryeministri Edi Rama fajësoi fermerët për mungesën e tregut dhe problematikat në bujqësi, duke thënë se shkaku i kësaj situate është mungesa e bashkimit të tyre. Gjatë një bashkëbisedimi me fermerë në Lushnjë, Rama u kërkoi fermerëve të bashkohen.

Në vijim të propagandës për të mbuluar bllokimin e negociatave, Rama pranoi se, sa i takon sektorit të bujqësisë, Shqipëria nuk është gati për të hyrë në Bashkimin Evropian edhe për 10 vjet të tjera. Madje situatën e degraduar në këtë sektor, të evidentuar nga institucionet e Brukselit, ua ka shitur fermerëve si arritje të tij.

Në krah të Belinda Ballukut, duke i bërë karshillëk SPAK-ut që po e heton ish-zëvendësen e tij për abuzime me tenderat, Rama sulmoi mediat dhe kritikët, duke pretenduar sërish se nuk ka bllokim të negociatave me Bashkimin Evropian dhe integrimi vijon sipas planit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco