VIDEO/ Berisha: Çmimi i naftës shënoi rekord botëror, Rama refuzon të përgjysmojë taksat e naftës

16:14, 11/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në bashkëbisedimin me qytetarët në rrjetet sociale, lideri i opozitës Sali Berisha akuzoi qeverinë si përgjegjëse për rritjen e çmimit të naftës dhe ushqimeve, pasi refuzon të përgjysmojë taksat për karburantet. Berisha tha se Partia Demokratike do të shpalosë programin e saj për produktet e shportës, ku prioritet do të jetë ulja e TVSH-së në 6%.

Kryedemokrati denoncoi aferat korruptive të qeverisë me Portin e Durrësit, AKSHI-n, dhe korrupsionin Rama-Balluku që, sipas tij, po bllokojnë integrimin e vendit në BE. Berisha ftoi qytetarët që të dalin në shesh në 17 prill, për t’i treguar botës se nuk mposhtemi përballë hajdutëve qeveritarë.

Nga SYRI TV

Lideri i opozitës, Sali Berisha, akuzoi kreun e qeverisë Edi Rama se nuk pranon përgjysmimin e taksave për naftën, duke bërë që shqiptarët të paguajnë çmimin më të lartë në rajon. Në bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha denoncoi edhe heqjen e subvencionimit të naftës për fermerët, si dhe mashtrimin e Ramës me bonusin e pensionistëve, duke i lënë ata të pambrojtur përballë rritjes së pandalshme të çmimeve.

Berisha njoftoi se shumë shpejt PD do të shpalosë programin e saj për uljen e çmimit të produkteve të shportës dhe theksoi si emergjencë uljen e TVSH-së në 6% për këto produkte.

Kryedemokrati akuzoi kryeministrin Rama se po tenton të mbulojë korrupsionin e Belinda Balluku dhe bllokimin e integrimit, në një kohë që është rritur numri i vendeve në BE të cilët kanë vendosur kushte të reja për integrimin e vendit.

Duke folur për aferat e qeverisë, Berisha u ndal te Porti i Durrësit, ku akuzoi kreun e qeverisë se po grabit 4 mld euro dhe po u vendos shqiptarëve 1 mld gjobë për portin e ri.

Nuk la pa përmendur edhe aferën e AKSHI-t, ku denoncoi se Altin Dumani ka marrë në SPAK dosjen e të tërmetit, te Daniel Shima, në përpjekje për të zëvendësuar dëshminë e tij.

Berisha shtoi akuzat ndaj shefit të qeverisë për lidhjet me Sinaloan dhe kartelë të tjera të drogës.

Përballë kësaj situate, Berisha thotë se e vetmja zgjidhje për të larguar Ramën dhe atë që e quan banda e tij, janë protestat paqësore.

Berisha nuk kurseu as akuzat për dështimin e turizmit, shkatërrimin e shëndetësisë dhe pastrimin e parave të pista. I pyetur për zgjedhjet e ardhshme vendore, ai tha se PD do të bëjë gjithçka për të pasur kandidatët më përfaqësues në të gjithë Shqipërinë. Bashkëbisedimin e mbylli me një mesazh për protestën e 17 prillit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco