Qeveria dhe Bashkia Lezhë, që hapën dyert për afganët dhe ranë dakord për kampin e Gjadrit, nuk kanë asnjë projekt për 12 familjet që dalin në rrugë të madhe pas shembjes së godinave të tyre pas katedrales për t’i hapur rrugë ndërtimit të një strehe për moshën e tretë. Banorët e revoltuar kanë hedhur akuza të forta drejt kryetarit të Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, duke e akuzuar si person që ka blerë vota me nga 100 mijë lekë të vjetra për person.
VIDEO SYRI TV
Në një kohë që kampi i ndërtuar për emigrantët në Gjadër të Lezhës është bosh, 12 familjet pas katedrales, banesat e të cilëve kanë nisur të shemben për të ndërtuar qendrën e moshës së tretë, do të qëndrojnë në qiell të hapur, teksa ata kanë paralajmëruar rezistencë.
Banorët e revoltuar kanë hedhur akuza të forta drejt kryetarit të Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreut, duke e akuzuar si person që ka blerë vota me nga 100 mijë lekë të vjetra për person.
Ata pretendojnë se kanë prova dhe fakte, ndërsa thonë se Bashkia Lezhë po i nxjerr në mes të katër rrugëve në vigjilje të Pashkës.
'Ka ardhur e ka blerë vota me Ana Lokën. Videon kam për ta çuar tek SPAK. Kjo është police. 100 mijë lekë për votë. Kanë ardhur. ...Ky është kriminel, hajdut. E njohim që në '90.
Bashkia Lezhë ka nisur prej 3 ditësh aksionin për prishjen e objekteve ku strehoheshin 12 familje, ku kanë hasur në rezistencën e këtyre të fundit për shkak se nuk u është ofruar strehim.
Ndërhyrja tjetër pritet të vazhdojë ditën e martë për rrafshimin e këtyre objekteve.
© SYRI.net