Berisha: Të bashkohemi më 17 prill, t’i tregojmë botës se ne qëndrojmë të pamposhtur përballë këtyre hajdutëve

13:41, 11/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Me një thirrje nga zemra për çdo qytetar shqiptar, pavarësisht nga bindjet e tij politike, kryetari i PD-së mbylli bashkëbisedimin e sotëm me qytetarët online.

“Të bashkohemi më 17 prill, t’i tregojmë botës se ne qëndrojmë të pamposhtur përballë këtyre hajdutëve” ishte mesazhi që Sali Berisha i përcolli çdo të riu shqiptar, çdo pensionisti, punëtori, punonjësi a intelektuali

“Të mos harrojmë se protesta jonë është shpresë për shqiptarët, është shpresë për miqtë tanë në Europë dhe në botë. Ndaj të bashkohemi kundër këtij ndëshkimi që i bën Edi Rama çdo qytetari shqiptar’ theksoi Berisha duke nënvizuar se qëndrimi në heshtje është mbështetje për Kryeministrin prandaj duhet të ngrihemi gjer në përmbysjen e tij.

Mesazhi i Berishes

Mesazhi im i fundit është një thirrje nga zemra për çdo qytetar shqiptar, pavarësisht nga bindjet e tij politike, për çdo të ri shqiptar, për çdo pensionist, për çdo punëtor, për çdo punonjës, për çdo intelektual, të bashkohemi më 17 prill, t’u tregojmë shqiptarëve kudo që janë, t’i tregojmë Europës dhe botës se ne qëndrojmë të pamposhtur përballë këtyre hajdutëve, që nuk kanë ligj as moral, që shkelin Kushtetutën.

Që po i mbyllin Shqipërisë dyert e integrimit në BE.

Të mos harrojmë se protesta jonë është shpresë për shqiptarët, është shpresë për miqtë tanë në Europë dhe në botë.

Është mesazh se ne qëndrojmë kundër korrupsionit, vjedhjeve.

Ne qëndrojmë për shtetin ligjor, për të ardhmen evropiane.

Ndaj të bashkohemi kundër këtij ndëshkimi që i bën Edi Rama çdo qytetari shqiptar me çmimin më absurd të naftës.

Me taksën fiskale më të lartë në botë për një litër naftë.

Të bashkohemi për këtë varfëri që po përpin gjithnjë e më shumë qenien tonë.

Në historinë e tregut shqiptar, kurrë kilja e domates nuk ka pasur këtë çmim që ka sot.

Ju garantoj se qëndrimi në heshtje është mbështetje për Edi Ramën.

Prandaj të ngrihemi, të ngrihemi dhe të mos pajtohemi me këtë situatë gjer në përmbysjen e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco