Berisha: Këtu paratë lahen nga kartelet më të mëdha të drogës në botë, siç është Sinaloa! Franc Çopja është lidhje direkt e Ramës

Berisha: Këtu paratë lahen nga kartelet më të mëdha të drogës në botë, siç është Sinaloa! Franc Çopja është lidhje direkt e Ramës

14:16, 11/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryetari i PD-së Sali Berisha ngre alarmin se kartelet e mëdha të drogës po lajnë paratë e trafikut të drogës me kullat e ngritura në Shqipëri.

Ai tha se Franc Çopja është lidhje direkt e Ramës ndërsa përmendi dhe emra të tjerë konkretë.

Bashkebisedimi

Pyetje: Doktor, flitet që për ukrainasit nuk nevojitet vizë për të ardhur në Shqipëri. Mos vallë Rilindja e sheh këtë si mundësi për të pastruar paratë e pista në ndërtim përmes blerjes së apartamenteve nga ukrainasit që preferojnë të vijnë dhe të jetojnë në Shqipëri?

Sali Berisha: Është një praktikë heqja e vizave për një seri vendesh dhe unë nuk kam një kundërshtim për ukrainasit.

Por këtu paratë lahen nga kartelet më të mëdha të drogës në botë siç është Sinaloa, siç është Franc Çopja.

A mund të imagjinoni ju, një njeri që nuk ia ke dëgjuar emrin kurrë gjer para 3-4 muajsh, që na del se në vitin 2021 ka disponuar dhe ka transportuar drejt Europës nga Ekuadori, 28 ton kokainë. Dhe i thoshte ortakut në telefon se u bëmë kampion të Europës.

Ai është lidhje direkte e Edi Ramës, që ta dish ti, se ai është anëtar i kartelit Çela. Adelajda Rroko është ndrikulla e drogës që vjen direkt pas Edi Ramës për lejet e ndërtimit në Shqipëri.

Pra janë kartelet e mëdha të drogës që dominojnë krejtësisht kullat e drogës si monumente korrupsioni dhe droge.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco