'Më 17 prill në protestë edhe për çmimin e naftës!' Berisha: Ne do rrëzojmë ngarkesën fiskale e luftojmë kontrabandën e karburanteve

'Më 17 prill në protestë edhe për çmimin e naftës!' Berisha: Ne do rrëzojmë ngarkesën fiskale e luftojmë kontrabandën e karburanteve

14:04, 11/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryetari i PD-së Sali Berisha ftoi të gjithë shqiptarët të dalin në shesh më 17 prill edhe për çmimin e naftës që është më i larti në botë I cili vjen kryekëput për shkak të tatimit më të lartë në botë.

Po nëse PD do ishte në pushtet dhe ai do ishte kryeministër, çfarë do bënte për çmimin e naftës?

Berisha tha se do të rrëzonte ngarkesën fiskale të naftës dhe do luftonte kontrabandën e karburanteve

Pjesë nga bashkëbisedimi 

Diaspora Shqiptare: Z. Berisha, një pyetje konkrete, pse nuk e thërrisni popullin për rritjen e karburantit? Përveç protestave që po bëni, duhet edhe kjo protestë specifike.

Sali Berisha: Shumë i drejtë sugjerimi. Dhe protestën e ardhshme janë të ftuar të gjithë.

Është e domosdoshme.

Kjo që ndodh me karburantet në Shqipëri nuk ndodh kund.

Dje unë po shihja një koment të një televizioni të huaj dhe tregonte çmimin më të lartë në botë, vinte çmimin 2.24 që është çmimi i Shqipërisë.

Dhe ky çmim vjen absolutisht kryekëput për shkak të tatimit më të lartë në botë.

Edhe njëherë ua them shqiptarëve, bëni një kontroll, nuk do gjeni kurrë taksë mbi litrin e naftës në 61 përqind të çmimit të saj si në Shqipëri. As Singapori, as Hong Kongu, as dhe një vend tjetër.

Çajup Shehaj: Z. Berisha, nëse PD do ishte në pushtet dhe ju do ishit kryeministër, çfarë do bënit për çmimin e naftës?

Sali Berisha: Për çmimin e naftës, akti i parë rrëzimi i ngarkesës fiskale në nivele të barabarta me Maqedoninë dhe Kosovën.

Së dyti, Shqipëria prodhon naftë edhe sot, prodhon dhjetëra mijëra fuçi në ditë.

Por këta shndërruan në skrap Ballshin.

A ishte Ballshi për t’u shndërruar në skrap?

Absolutisht jo. Sepse ajo u privatizua me një vlerë prej 110 milionë euro dhe kompani në botë që të blinte skrap me 110 milionë euro, nuk ka.

Por Ballshi kishte nevojë për investime, gjatë periudhës që ne ishim në pushtet, Ballshi prodhonte 200 mijë ton naftë të rafinuar të standardeve shumë të mira.

Këta i privuan shqiptarët dhe nga kjo.

Pse kështu? Sepse me importin vjedhin më shumë.

Çfarë ndodh sot? Pse ky çmim kaq i lartë? Përveç taksës më të lartë.

350 gjer në 400 mijë ton naftë futen kontrabandë.

Anije të tëra vijnë nga Libia të mbushura me naftë.

Po cili mund të fusë, përveç qeveritarëve, anije nafte kontrabandë?

Përveç Edi Ramës dhe ministrit të financave, askush tjetër. Anijet duken.

Shiko se çfarë ndodh, u kap një anije, doli pronari i saj, epo tha se e kisha për të shkuar këtu e atje, iku nafta dhe as nuk ia konfiskuan.

Pra, është faktori i dytë i këtij çmimi stratosferik.

Një gjë do të them, gjatë viteve në pushtet ne kishim gjysmën e veturave që janë të regjistruara sot, por zhdoganonim rreth dyfishin, duke marrë edhe prodhimin e Ballshit.

Përveç kësaj, fusnim në tregun e vendit 200 mijë ton naftë të prodhuar në Ballsh.

Kurse këta zhdoganojnë më pak se Kosova, e cila ka gjysmën e veturave që ka Shqipëria.

E kanë shndërruar naftën në një mall që vjedhin nga mëngjesi gjer në darkë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco