Berisha: Kemi nisur dëgjesat për reformën territoriale, projekti ynë do jetë transparent

13:58, 11/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në bashkëbisedimin me qytetarët Berisha garantoi se projekt i PD-së për reformën territorial do të jetë transparent. Ai shtoi se tashmë opozita ka nisur dëgjesat për reformën territoriale, projekti ynë do jetë transparent

Pa diskutim që në projektin tonë kemi si qëllim të ofrojmë shërbimet qytetarëve, garantoi Berisha. 

Pjese nga bashkebisedimi sot me qytetaret

Uesli Arben Shurdho: Doktor Berisha, a do ketë lidhje numri i bashkive me reformën e re territoriale, e cila të ketë prioritet qytetarët, me reduktimin e punonjësve fiktivë, patronazhistëve, të cilët nuk shkojnë në punë, por vetëm firmosin në bordero dhe përdoren për presion ndaj qytetarëve?

Sali Berisha: Duhet t’u informoj se komisioni i reformës do të fillojë dëgjesat publike.

Z. Luçiano Boçi ka shpërndarë platformën për debatin publik dhe jam i bindur se edhe në zonën tuaj do zhvillohet ky takim dhe do merren gjerësisht mendimet e qytetarëve.

Pa diskutim që në projektin tonë kemi si qëllim të ofrojmë shërbimet qytetarëve.

Ky do jetë parimi themelor i yni.

Sikundër në rast se kujtoni, kur Edi Rama me një të rënë të lapsit për qëllime elektorale dhe antishqiptare në mënyrë që të shpopullonte Shqipërinë, kaloi nga 410 komuna dhe bashki, u tha shqiptarëve se u hoqa nga shpatullat dhjetëra mijëra rrogëtarë që si parazitë paguheshin me taksat tuaja.

E vërteta është se numri i rrogëtarëve në njësitë vendore të pazgjedhura nga qytetarët është minimumi dy gjer në tetë herë se sa ç’ishte kur ato zgjidheshin.

Pra, u krijua një ushtri patronazhistësh, e cila rrjep qytetarët me rrogat e tyre dhe nuk u ofron asnjë shërbim. Nuk u afron asgjë.

Kështu që duke vendosur këtë kriter, ne do marrim mendimin e qytetarëve.

Ne do jemi transparentë para të gjithë shqiptarëve se cili është projekti ynë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco