Berisha: PD do të paraqesë platformën e saj për çmimet, hap i parë, ulja e TVSH në 6% për të gjitha ushqimet e shportës

Berisha: PD do të paraqesë platformën e saj për çmimet, hap i parë, ulja e TVSH në 6% për të gjitha ushqimet e shportës

13:51, 11/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Lideri i PD-së Sali Berisha tha se PD shqyrton këto ditë dhe do të paraqesë para qytetarëve platformën e saj, , përsa i përket ushqimeve të shportës. Ai garantoi se hap i parë do të jetë ulja e TVSH në 6% për të gjitha ushqimet e shportës.

Pjesë nga bashkëbisedimi online

Dajona Ruka: Doktor përshëndetje. Çmimet janë çmendur, paratë e rrogës nuk mjaftojnë as për gjysmën e muajt. Ky i gjati premtoi në 2013 uljen e TVSH për ushqimet e shportës në 6% si dhe uljen e TVSH për energjinë. Ndërkohë të gjitha janë rritur dhe asgjë nuk po indeksohet. PD çfarë do të propozonte në këtë situatë?

Sali Berisha: PD siç shqyrtoi problemin e naftës, po shqyrton këto ditë dhe do të paraqesë para qytetarëve platformën e saj, përsa i përket ushqimeve të shportës. Unë të garantoj se, si hap i parë do të jetë ulja e TVSH në 6 përqind për të gjitha ushqimet e shportës. Dhe kjo është bërë e domosdoshme.

Sot ky flet në këto kohë se ka rritur rrogat. Çfarë del nga rritja e tij e rrogave? Nga rritja e tij e rrogave del se rrogat në Shqipëri janë përsëri më të ulëtat në rajon, në një kohë kur ato ishin më të lartat në rajon në vitin 2013.

Në një kohë kur, Maqedonia ka TVSH e ushqimeve 6% dhe i ka ushqimet shumë më lirë. Kosova i ka ushqimet shumë më lirë.

Është e domosdoshme një ulje e madhe e TVSH-së në të gjitha ushqimet e shportës dhe kjo do të ndodhë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco