Berisha: Revolta qytetare, çelësi i vetëm për të larguar Ramën dhe bandën e tij! Hajdutët nuk kanë as Pashkë, as Bajram

13:17, 11/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryetari i PD-së Sali Berisha është i bindur se revolta qytetare është çelësi i vetëm për të larguar Edi Ramën dhe bandën e tij të cilët nuk kanë as Pashkë e as Bajram.  

Pjesë nga bashkëbisedimi online

Halit Pepmarku: Doktor Berisha, gjithë populli e di mirë se ti ke një çelës për të larguar Edi Ramën nga pushteti kriminal. A do ta hapësh këtë muaj që në verë të vijmë dhe të çmallemi në vendin tonë. Nxirre atë çelës të lutem.

Sali Berisha: Zemërimi qytetar, revolta qytetare është çelësi i vetëm për të larguar Edi Ramën dhe bandën e tij.

Dhe ne do bëjmë gjithçka që kjo të ndodhë sa më shpejt.

Maksi Boni: Doktor, e çuditshme se si nuk paska komente negative sot, mesa duket administrata Aktivisti paska marrë pushim meqë është edhe Pashkë.

Sali Berisha: Tani, të them një gjë, hajdutët nuk kanë as Pashkë, as Bajram, por janë duke tretur vjedhjet e tyre se Zoti nuk i pranon ata që vjedhin të varfrit për të krijuar pasurinë e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco