Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka vlerësuar procesin zgjedhor për kreun e Degës nr. 9 në Tiranë, duke e cilësuar atmosferën si pozitive dhe pjesëmarrjen si shumë inkurajuese.
Sipas tij, kandidatët Armend Musaj dhe Eda Grimçi kanë zhvilluar një garë model, ndërsa organizimi i procesit është në standarde të larta. Këlliçi ka ftuar demokratët të marrin pjesë në votim deri në orën 18:00, duke theksuar se riorganizimi i strukturave të PD-së po sjell bashkim dhe forcim të partisë.
Postimi në FB:
Zgjedhjet për Kreun e Degës nr. 9 në Tiranë po zhvillohen në një atmosferë pozitive dhe pjesmarrja është tejet inkurajuese.
Armend Musaj dhe Eda Grimci kanë bërë një garë model.
Organizimi është në standarde të larta. I ftoj demokratët që të vijnë të shprehin vullnetin e tyre, deri në orën 18:00.
Riorganizimi, rienergjizimi i strukturave tona po sjell fuqizim, bashkim e impulse të reja.
Kjo garë vlerash e bën dhe më të fortë qëndresën dhe betejën tonë me regjimin e Edi Ramës.
© SYRI.net