Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka ngritur shqetësime lidhur me ecurinë e procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, duke vënë në pikëpyetje progresin real të vendit.
Në një postim në rrjetet sociale, Xhixho thotë se raportet e vlerësimit për sundimin e ligjit, demokracinë dhe luftën ndaj korrupsionit tregojnë mungesë besimi nga institucionet europiane, ndërsa krahasimi me vendet e rajonit dëshmon, sipas saj, një ngadalësim të dukshëm të Shqipërisë në këtë proces.
Postimi:
Kush e Bllokon Integrimin? Le të analizojmë faktet:
Raportit IBAR si një raport për vlerësimin e kritereve të ndërmjetme nuk është miratuar nga Brukseli . Ky raport ka të bëjë me sundimin e ligjit, demokracinë, luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të orgaziuar .
Ky raport është kyç për mbylljen e kapitujve dhe avancimin e negocitave. Gjithashtu të paktën 9 vende anëtare të BE-së jan skeptike duke treguar qartë mungesën e besimit ndaj progresit real në vend. Shkatërrimi i Reformës në Drejtësi dhe lufta ndaj korrupsionit u pa qartë te rasti i imunitetit për ish-Zv. Kryeministren, si shembull i pengimit të drejtësisë dhe i përdorimit të pushtetit për mbrojtje politike.
Ndërkohë në 1 vit e gjysmë nga hapja e negociatave, pra për të njëjtën periudhe Mali i Zi ka arritur të mbyllë 11 kapituj, ndërkohë Shqipëria nuk ka mbyllur asnjë kapitull. Kjo tregon qartë kush ka vullnet dhe përmbush detyrimet me seriozitet për të avancuar procesi dhe kush jo. Integrimi Europian nuk është thjesht çështje miratimi ligjesh, por mbi të gjitha zbatim real të standardeve si në shtetin ligjor dhe të drejtat e njeriut , gjithashtu dhe në të gjithë sektorët jetik që prekin jeten e çdo qytetari si arsimi, shëndetësia, siguria ushqimore, bujqësia , ekonomia etj. Ndaj faktet flasin vet se kush ka bllokuar dhe mban peng procesin e Integrimit Europian.
© SYRI.net