Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu, ka ngritur akuza të forta ndaj mazhorancës gjatë intervistës në SYRI TV me moderator Bled Marku, duke e cilësuar mënyrën e funksionimit të Kuvendit si regresive dhe penguese për rolin e opozitës.
Sipas tij, seancat parlamentare po zhvillohen pa debat real, ndërsa kërkesat e opozitës për interpelanca dhe nisma ligjore po injorohen ose rrëzohen sistematikisht, duke deformuar funksionimin demokratik të institucionit.
Xhelal Mziu: Së pari dua të them që kjo është mandati im i dytë në, në parlament dhe nëse i referohemi një mandati të parë, ka absolutisht një ndryshim absolutisht shumë regresiv në aspektin e sjelljes së kësaj mazhorance me, me opozitën. Dhe ashtu siç e thatë dhe ju, e ka pamundësuar rolin e opozitës, sepse nëse do shohim vetëm në këto seancat e fundit, ka arritur po themi nga 27 seanca që të jenë që nga fillimi i këtij sezoni parlamentar dhe deri më sot, vetëm 10 prej tyre janë mbyllur në normalitet. Pra që ka filluar dhe është mbyllur sipas rendit të ditës. Në të gjitha seancat e tjera, për shkak të një kryetari grupi parlamentar të Partisë Socialiste, i cili është bërë si brigadieri i asaj periudhe, mjafton vetëm për t'i ngritur gishtin që të mbyllet seanca, pesë minuta pushim dhe kushdo qofshin çështjet për diskutim, pastaj përdoret elementi po themi i votimit pa debat, pa pjesëmarrjen e opozitës dhe kundër kushtetutës dhe ligjit.
Së dyti, kryeministri nuk është një interpelancë që ne kemi kërkuar. Kemi kërkuar disa interpelanca për shkak të korrupsionit që ai përdor. Dhe po të marrim vetëm referencë ditën e pardjeshme. Pra, ne kërkonim kryeministrin në interpelancë, ndërkohë kryeministri pas dy orësh vazhdonte me Partinë Socialiste në Baldushk. Dhe kjo është absurde, është, është kriminale, është e paimagjinueshme. Një kryeministër që vjen vetëm një herë në gjashtë muaj, thjesht për të bërë një show dhe mbaj mend që ka qenë kur bëri ‘Diellën’ ministre, dhe ka qenë dhe një moment tjetër thjesht sa për të mos kaluar afatin gjashtë mujor. Edhe kur u votua për të mbrojtur Belinda Ballukun. Po, pra këto, këto të dy momente ka ardhur, pra, për të vendosur në rresht Partinë Socialiste për të mos i dhënë votën e Belinda Ballukut për ta lënë prokurorinë të lirë. Dhe ky është kryeministri që ne kemi.
Nuk janë vetëm interpelancat, por ajo se çfarë ka ndodhur në parlament, është që ne sa herë që kërkojmë po themi për interpelancë, ose delegohet, ose shtyhet, ose nuk aprovohet fare. Sa herë që kemi kërkuar akte ligjore për t'i ndryshuar me iniciativë të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, të cilët janë një numër i konsiderueshëm bashkë me aktet nënligjore shkojnë më shumë se sa 83 të tilla, dhe në të gjitha rastet janë rrëzuar me forcën e kartonit dhe një pjesë prej tyre një javë apo dy javë më pas kanë dalë si iniciativë e Partisë Socialiste, pra për të mos patur po themi asnjë lloj qasje ndaj opozitës për të miratuar një projektligj që shkon në të mirë të qytetarëve. Tjetër, kemi një, një grup parlamentar të Partisë Socialiste që është kthyer në një shtojcë, një qeveri shtesë, një ministri shtesë të qeverisë. Sepse që nga dita e parë e këtij sezoni parlamentar dhe deri më sot, të paktën, janë më shumë se sa 300 ditë efektive të cilët janë dënuar deputetët e Partisë Demokratike edhe vetëm se kanë kërkuar për një të drejtë kushtetuese që ne kemi dalë tek foltorja dhe ndërkohë jemi dënuar.
© SYRI.net