Nga Petrit Vasili
Të thuash sot se Edi Rama është gënjeshtar është vërtet pak.
Aeroporti i Vlorës është një shembull, që i thotë të gjitha.
Ky gënjeshtari i lodhur Rama thoshte me bujë në vitin 2013, se nuk do premtonte ndërtim aeroportesh se nuk ja vlente dhe ishte turp për të.
Por sa hipi në pushtet premtoi po me bujë të kundërtën pra që do ndërtonte plot 4 aeroporte.
Ndërsa për aeroportin e Vlorës lexoni deklaratat e tij:
-Në 17 janar 2018 Rama me gojën plot:
“Kemi kërkesën zyrtare për aeroportin kombëtar të Vlorës. Deri në qershor hapja e kantierit. Shqipëria që duam”.
-10 nëntor 2018 Rama deklaronte prapë:
"Vitin e ardhshme do të nisë ndërtimi i aeroportit. Ai do të bëhet brenda mandatit, por se kur këtë nuk mund ta them.”
Me pak fjalë:
Edhe sot që flasim aeroporti i vetëm ndërkombëtar i vendi është dhe mbetet vetëm aeroporti Nënë Tereza në Rinas.
Aeroporti i Vlorës sipas gënjeshtrave të këtij do të kishte mbaruar që në vitin 2021, por realiteti është që as në 2026 nuk është operativ.
Aeroporti i famshëm i Kukësit është vetëm një tjetër gënjeshtër sepse realisht është i mbyllur.
Kur gënjeshtra dhe paaftësia bashkohen si në rastin e Edi Ramës, rezultati është i vetëm: prapambetje, varfëri dhe injorancë.
© SYRI.net