Ndarja nga jeta e kongresmenit Engel, Mediu: Ishte luftëtar i paepur i pavarësisë së Kosovës

Ndarja nga jeta e kongresmenit Engel, Mediu: Ishte luftëtar i paepur i pavarësisë së Kosovës

21:56, 10/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryetari i PR-së, deputeti Fatmir Mediu ka reaguar pas ndarjes nga jeta të kongresmenit amerikan, Eliot Engel.

Në mesazhin e tij, Mediu ngushëllon familjen dhe miqtë e kongresmenit, ndërsa nënvizon faktin se Engel ka qenë gjithmonë një mbështetës i madh i shqiptarëve.

Mesazhi i Fatmir Mediut:

Një nga politikanët më të shquar Amerikan njeri i madh dhe me zemër të madhe ish Kryetar i Komitetit të Jashtëm të Kongresit si dhe drejtues i grupit për shqiptarët në Kongres ka ndëruar jetë:

Kongresmeni Engel ka qenë një luftëtar i paepur për Pavarësinë e Kosovës, të drejtat e shqiptarëve në Ballkan si dhe mbështetësi kryesor në anëtarësimin e Shqipërisë në NATO.

Mirënjohja e çdo shqiptari është e pafund për Kongresmenin Engel dhe kujtimi i tij do të jetë i përjetshëm dhe pjesë e shquar e historisë sonë Kombëtare.

Ngushëllime të sinqerta për familjarët e tij dhe miqtë e tij në mënyrë të veçantë për mikun e tij të pandarë Hari Bajraktari.

RIP Kongresmen Engel.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco