Ndërhyrja e Shteteve të Bashkuara në Lindjen e Mesme po shkakton valë të forta jo vetëm në arenën ndërkombëtare, por edhe brenda vendit.
I ftuar në SYRI TV me Arnold Kariqin, Klajdi Bregu, pedagog në Universitetin e Indianës, thekson se përtej retorikës politike, qytetarët amerikanë po përballen me pasoja direkte ekonomike dhe një ndarje të thellë shoqërore, teksa administrata presidenciale ndodhet përballë një presioni në rritje dhe zgjedhjeve të afërta.
Sipas Bregut, ndikimi kryesor ka ardhur përmes rritjes së çmimit të naftës, edhe pse SHBA është një prodhues i madh, tregu global i naftës dikton çmimet edhe brenda vendit.
Kjo rritje e menjëhershme ka prekur drejtpërdrejt kostot e jetesës për familjet amerikane, duke u bërë burimi kryesor i pakënaqësisë popullore.
Shumë qytetarë nuk e shohin më vlerën apo përfitimin direkt të këtyre angazhimeve ushtarake, por vetëm kostot njerëzore dhe ekonomike.
Kjo pakënaqësi kulmoi me protesta masive në të gjithë vendin, ku miliona amerikanë dolën në sheshe, në atë që u cilësua si një valë protestash historike.
Intervista në studio:
Kariqi: Në politikën amerikane në tërësi, ka patur mjaft përplasje, po ashtu edhe qytetarët, mbështetësit e derisotëm të republikanëve dhe të vetë presidentit Donald Trump. Pikë së pari, si ka ndikuar ajo në Shtetet e Bashkuara të Amerikës?
Bregu: Po, patjetër, lufta që po ndodh ka patur një ndikim të jashtëzakonshëm kudo në botë, po ashtu ka patur edhe një ndikim edhe këtu në Shtetet e Bashkuara, ashtu si dhe në vendet e tjera. Ndikimi kryesor patjetër ka qenë nëpërmjet çmimit të naftës, kemi patur rritje të çmimit të naftës si kudo tjetër, edhe pse Shtetet e Bashkuara prodhojnë një sasi të madhe nafte, gjithsesi nafta është një treg global dhe kur rriten çmimet në tregun global, rriten edhe këtu në Shtetet e Bashkuara. Prandaj, ai ka qenë ndikimi i parë që ne kemi pasur. Patjetër nga ana politike kemi patur probleme sepse duhet të kemi parasysh, Shtetet e Bashkuara nuk e kanë herën e parë që përfshihen në Lindjen e Mesme dhe një pjesë e popullit amerikan është i lodhur nga këto përfshirje, nuk e shikon drejtpërdrejtë vlerën që krijon për popullin amerikan dhe e mira e një pjese të madhe të popullit amerikan është që ata nuk janë si të thuash, nuk shkojnë pas liderit të tyre dhe nuk e pyesin atë apo nuk e qortojnë atë, apo bien gjithmonë dakord me atë dhe kemi parë shumë njerëz që nuk janë plotësisht dakord me atë që po ndodh në Lindjen e Mesme për shkak se shohin më shumë pasoja për popullin e tyre sesa përfitime.
Kariqi: Sigurisht, pasojat janë ekonomike me të cilët përballen qytetarët dhe mbase një qytetar i thjeshtë, nuk është se i sheh apo mendon se çfarë të mirash mund të sjellë, nëse mund të sjellë të mira se lufta nuk është se sjell të mira në asnjë vend, por të paktën pikëpamja strategjiko-ushtarake, politike. Një qytetar i thjeshtë sheh çmimet, qetësinë, gjithçka që bie, barra që bie mbi familjet. Pra, kjo mbetet pika kyçe që me sa duket ka ngritur dhe një irritim të amerikanëve.
Bregu: Po, patjetër. Ju keni shumë të drejtë. Ajo që ndihet direkt tek populli është ajo që na ndikon direkt tek xhepi. Kur ne shkojmë për të marrë për të marrë naftë për makinat tona, ajo patjetër është shumë e qartë që çmimi është rritur shumë dhe ajo na ndikon menjëherë. Megjithatë, shqetësimi i një pjese, të paktën të amerikanëve, shkon përtej kësaj. Duhet të kemi parasysh që Shtetet e Bashkuara kanë humbur shumë jetë njerëzish në këto luftë dhe gjithsesi, për një pjesë të madhe të tyre nuk është shumë e qartë cili ka qenë përfitimi në terma afatgjatë. Dhe ai është edhe si të thuash, si të thuash ajo problemi kryesor që ata kanë, sepse i druhen një ndërhyrje më të përhapur në këtë zonë që do të ndikonte shumë shumë sesa në anën ekonomike, por do të ndikonte në jetën e njerëzve dhe pikërisht të ushtarëve amerikanë, që në qoftë se kjo luftë do të përhapet më tej.
Kariqi: Bregu, si është parë, si, çfarë interpretimi i bëjnë mediat amerikane, analistët, gjithë, sigurisht, ekspertët kësaj lëvizjeje të presidentit amerikan atje?
Bregu: Gjithmonë, duhet të keni parasysh që këto varen nga cilat media ne shikojmë. Media që e do presidentin amerikan do të mendojë që ai bëri një lëvizje shumë të mirë. Ka media patjetër që janë shumë kritike ndaj tij. Është një farë balance apo një farë, vendi ku ata bien dakord. Megjithatë, ajo që është parë pozitive është patjetër që ne kemi një farë bisedimi që po ndodh dhe që është rritur shpresa që kjo luftë nuk do të vazhdojë edhe shumë kohë, sepse ashtu si thamë pak më parë, pasojat kanë filluar dhe janë këtu, por pasojat janë shumë më të rënda sa më shumë që lufta vazhdon. Prandaj është parë me një pozitivitet, të paktën mund të them unë, kjo pjesa që po kemi këto, bashkëbisedime.
Kariqi: 8 milionë amerikanë ne i pamë në shesh para disa javësh, në mos gaboj, para 10-15 ditësh, ku dolën pothuajse në të gjithë Amerikën. Protesta të cilat historia s'i ka parë kurrë më parë. Si u komentuan ato?
Bregu: Patjetër, edhe këto protesta janë komentuar në bazë të pikëpamjeve që mediat kanë për të paktën. Kemi parasysh që Presidenti Trump nuk ka patur ndonjë popullaritet shumë të madh, sidomos me një pjesë të madhe të shoqërisë. Kundërshtimi ndaj tij ka qenë më i fortë, mund të themi, nga ata që janë kundërshtarë të tij, se çfarë kemi parë nga kundërshtarët në, le të themi, ndaj presidentëve republikanë të tjerë. Dhe për këtë arsye, kjo e bën edhe më të theksuar atë që çfarë ndodh kur ndodhin gjëra të mëdhaja si puna e luftës në Iran. Dhe ajo që pamë është patjetër që një pjesë e madhe e popullit nuk është dakord me atë, me gjërat, me mënyrën se si Presidenti Trump është sjellë. Megjithatë, si të themi, ndikimin e tyre e kanë patur deri diku, edhe Presidenti Trump vetë e ka pranuar duke thënë herët e kohët e fundit, që unë do të kisha dëshirë të merrja naftën e Iranit, por populli amerikan nuk do, ata duan që ne të kthehemi. Prandaj, ajo çka ka rëndësi që duhet të kuptojmë, që populli gjithmonë ruan një farë fuqie deri diku për të ndikuar tek politikanët edhe pasi ata zgjidhen dhe unë mendoj që kjo patjetër që ka patur reagimi i popullit në Shtetet e Bashkuara ka patur një ndikim tek Presidenti Trump. Duhet të kemi parasysh që kemi zgjedhjet që do të vijnë në nëntor, ato zgjedhjet që bëhen në mes, pra pas dy viteve pasi presidenti është zgjedhur, të cilat janë, janë të rëndësishme dhe presidenti amerikan druhet që kjo luftë do të ketë pasoja negative të paktën për momentin në këto zgjedhje për Partinë Republikane.
© SYRI.net