Çështja CEZ-DIA / Meta: Përgjigjen e jep padia e KLSH kundër Qeverisë Rama për faljen e 479 milionë eurove CEZ-it

Çështja CEZ-DIA / Meta: Përgjigjen e jep padia e KLSH kundër Qeverisë Rama për faljen e 479 milionë eurove CEZ-it

12:59, 10/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gajtë një interviste për Syri.net, ish presidenti Ilir Meta ka prekur edhe çeshtjen e akuzave të sajuara ndaj tij.

Ne lidhje me CEZ – DIA, Meta deklaroi se, përgjigjen më të mirë për këtë e jep “padia zyrtare e KLSH kundër Qeverisë Rama për faljen e 479  milionë eurove CEZ-it”.

Po ju vetë a e njihni Rebecën dhe a ju kanë pyetur në SPAK për të?

Ilir Meta: Natyrisht që e kam njohur pasi ajo ishte partnerja kryesore e Kastriot Ismailaj në pothuajse çdo biznes, siç ka deklaruar edhe Znj. Ismaili.

E kam takuar disa herë në bare apo restorante, pasi Kastrioti e prezantonte edhe me miq të tij politikanë nga të gjithë krahët.

Madje njëherë më duket se kemi qenë në një darkë të përbashkët edhe me Nanon në mos gaboj.

Nga takimet me të ruaj përshtypjet më të mira pasi ishte shumë komunikuese dhe me përvojë.

Por as ajo dhe as Kastriot Ismailaj nuk më kanë kërkuar kurrë ndonjë favor.

Lidhur me CEZ-in, është e provuar se ajo i krijoi lidhjet për DIA pasi kishte përvoja në Çeki dhe referencat e kompanive amerikane në Çeki janë përdorur edhe si referenca pranë CEZ për lidhjen e kontratës, siç ka dëshmuar Hejsek në 20 Dhjetor 2011 në Prokurorinë e Tiranës.

Dihet se ajo ishte një nga 3 aksionerët e kompanisë mëmë të DIA-s dhe kjo ka qenë vendimtare për lidhjen e marrëveshjes CEZ-DIA.

Sic deklaron Elvis Mataj, ajo ishte Nr.1 de facto i DIA-s.

Por ajo në dokumentat e QKR del edhe de jure Nr.1 në momentin kur shkarkon Kastriot Ismailin nga administrator.

Emri i saj është kudo edhe në vendimet e gjykatave shqiptare kundër DIA-s, por edhe në Arbitrazhin e Vjenës.

Nëse Kastriot Ismailaj ka bërë një vepër joligjore te DIA, është e sigurt se nuk e ka bërë pa Rebecën, pasi ajo ishte edhe këshilltare ligjore e regjistruar e DIA-s, veç të tjerash.

Por problem im nuk është me Rebecën, pasi ajo biznesmene ka qenë, por me SPAK-un që i “harron”  të gjitha faktet që provojnë se ajo ishte lidhja e vërtetë e DIA me CEZ-in.

Me të drejtë gruaja e Kastriot Ismailaj  bën pyetjen se pse pas shkarkimit të Kastriot Ismailaj si administrator i DIA-s në QKR, Rebeca vendosi t’i kundërvihet DIA-s në Arbitrazh kundër CEZ?

Besoj se përgjigjen për këtë pyetje na e jep padia zyrtare e KLSH kundër Qeverisë Rama për faljen e 479  milionë eurove CEZ-it.

Ndërsa lidhur me konfliktin e tij me CEZ-in, kur Z. Ismailaj  rastësisht ma ka thënë  në takimin tonë të fundit në Rogner, pas zgjedhjeve në 2013, unë shoqërisht e kam këshilluar  të mos shkonte në Arbitrazh, pasi CEZ-i ishte një kompani shumë e fuqishme dhe mirë do ishte të ndaheshin në mirëkuptim.

Ashtu sikur po të më pyeste për të marrë  drejtor të DIA-s Z. Elvis Mataj do i thoja jo, pasi që në janar 2005  kur ai u largua nga LSI kisha rezerva për të.

Por Kastrioti i dinte vetë punët e tij.

Nësi ai do kishte ndonjë qëllim përfitimi në raport me mua, këtë mund ta kishte tentuar kur unë isha Kryeministër.

Por ai kurrë nuk abuzoi me shoqërinë tonë.

Nuk është e vërtetë ajo që Elvis Mataj i shkruan avokatit  të  Kastriot Ismailaj  në 9 Prill 2014, se në vitin 2000 Kastrioti kishte vetëm 50 USD  dhe pastaj çdo gjë e përfitoi nga Rebecca.

Ky ekzagjerim mund të jetë përdorur  për të treguar lidhjen  e fortë në biznes  e sidomos te DIA  të Kastriotit me Rebecën.

E vërteta është se Kastrioti, që kur e kam njohur unë, në vitet ’92 – ‘93, ishte me biznese, ishte i lidhur me njerëz me nivel të lartë intelektual dhe udhëtonte në gjithë botën për biznese.

Edhe kur një ministër, miku i im, e ftoi dhe e bëri drejtor në vitin 1999, ai qëndroi fare pak kohë se puna e shtetit e pengonte nga bizneset e tij.

Bëhet fjalë për të njëjtën Ministri kur atëherë punonte edhe Dritan Prifti dhe ata krijuan  njohjen e tyre  që nuk kishte lidhje me mua.

Kur lexova deklarimin e Elvis Matajt për avokatin Hauser në 9 Prill 2014, se Kastriot Ismailaj i kishte premtuar ryshfet e pagesë Dritan Priftit, si Ministër i Ekonomisë në atë kohë, për lidhjen e marrëveshjes së DIA me CEZ, u habita pasi Kastrioti s’ma kishte thënë kurrë këtë gjë  se nuk e kishte natyrë të merrej me fjalë.

Ai dinte të kishte një raport shoqëror  shumë të mirë edhe me mua, por edhe  me Nanon njëkohësisht  edhe pse unë dhe Nano mund të ishim në kulmin e konfliktit .

Nga fashikujt del qartë se arrestimi i tij i është kërkuar Prokurorisë së Tiranës nga OSHEE dhe qeveria me qëllim humbjen e tij në Arbitrazh, si në rastin Beketi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco