Berisha: Ne dhe qytetarët e Durrësit do të mbrojmë Portin e Durrësit, këtë pasuri të madhe publike

11:26, 10/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryetari i PD, Sali Berisha u zotua të mbronte Portin e  Durrësit, kundër patronazhistëve hajdutë, siç i cilëson ai socialistët që tentojnë të vjedhin dhe tjetërsojnë asestet publike.

Duke folur në takimin e organizuar nga selia blu në qytetin bregdetar për fatin e Portit të Durrësit, Berisha tha se, edhe qytetarët do të qëndrojnë në mbrojtje të kësaj pasurie të madhe publike.

‘... Edi Rama nuk do mund kurrë të kapërcejë këtë vjedhje të madhe që po i bën Durrësit dhe Shqipërisë’, u shpreh kryedemokrati.

Këtu e kam një mesazh unë që më dërgon njëri për Flamur Gjuzin.

Flamur Gjuzi, i cili i merr punonjësit dhe u thotë partia ime do këto, do këto ose ik.

Bën pra një diferencim politik, të cilin e bënte në Kosovë regjimi i Millosheviçit.

Ky është diferencimi që kanë filluar këta patronazhistë hajdutë të bëjnë ndaj qytetarëve.

Dhe ky Flamuri nuk është përjashtim, shumica e patronazhistëve janë të tillë se kanë hall të mbrojnë vjedhjet e tyre, krimet e tyre.

Ne do të qëndrojmë dhe qytetarët e Durrësit jam i bindur do të qëndrojnë në mbrojtje të kësaj pasurie të madhe publike.

Dhe Edi Rama nuk do mund kurrë të kapërcejë këtë vjedhje të madhe që po i bën Durrësit dhe Shqipërisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco