I ftuar në emisionin “Task-Forcë” në SYRI TV, gazetari Bledian Koka deklaroi se raportimet zyrtare të qeverisë për procesin e integrimit nuk përputhen me realitetin që konstatohet në terren nga Bashkimi Europian.
Ai theksoi se deklaratat e fundit politike po përgatisin terrenin për të justifikuar një dështim të mundshëm në rrugën drejt BE-së, ndërsa vuri në dukje se shqetësimet e vendeve anëtare lidhen me qeverisjen dhe jo me qëndrimet e opozitës.
Bledian Koka: Pra në thelb, zoti Bushati lëshon alarmin që ne në letër, pra u çojmë atyre raporte, po praktikisht ne harrojmë, ose më saktë qeveria në këtë rast harron, që Bashkimi Europian ka dhe vëzhguesit e vet në terren. Ka dhe ambasadorët e vet që e shikojnë, që ajo që raportohet nuk korrespondon me atë që është në realitetin e madh. Dhe unë mendoj që e gjithë kjo analizë, po edhe ajo që foli, e tha, që ndodhi, më bëri shumë përshtypje sot kjo ideja që zoti Balla doli i tha opozitës që ju keni votuar ose keni mbajtur qëndrim kundër integrimit. Mendoj që kjo është përgatitja e një alibie të një dështimi të madh nga ana e qeverisë, asaj që ne kemi kohë që e ngremë si axhendë edhe këtu te Syri, por edhe Partia Demokratike e ka ngritur, që ka nisur së pari me thirrjen dhe apelin që u bë mazhorancës për mos, që mos të votonin kundër heqjes së imunitetit të zonjës Balluku, dhe që ai ishte një kolizion i plotë.
Dhe tashmë, të gjithë atë përplasje që ka pasur mazhoranca, që ka arritur kulmin kësaj here me Bashkimin Europian në raport me çështjen Balluku, tani po mundohet, dhe e shoh dhe zotin Rama, që në të gjitha takimet që bën me këtë moton, punët e Shqipërisë, kryefjalë ka dy gjëra. E para, e nis e thotë që shiko se ne praktikisht e kemi bërë detyrën tonë për integrimin, pra e përmend integrimin, por është ky muhabeti me dy kate që zoti Bushati e përdori, e hodhi si tezë pak pasi zoti Rama e tha në një takim, mos gabohem në Lezhë se ku ishte, që tha, shiko, kati i parë tha, ne e kena mbyllur muhabetin, pra me Komisionin. Dhe e vërteta është kjo. Koha na ka treguar që me Komisionin ai i ka mbyllur muhabetet. Sepse komisioni, komisioni i ka mbyllur sytë për shumë prapësi që ka bërë zoti Rama, ku kulmi ishte ajo që ndodhi me rastin e Ballukut dhe deklarata më e famshme që ngeli nga përfaqësuesit e Komisionit ishte që shqiptarët në përgjithësi janë një çikë të korruptuar. Edhe kjo ndodh. Por kjo gjëja nuk ka kaluar kësaj here jashtë vëmendjes së vendeve të Bashkimit Europian, vendeve anëtare. Dhe minimalisht nga raportimet që vijnë, qytetarët do dinë, janë nëntë vende që janë kundër, kundër Shqipërisë. Dhe ajo që, të cilën thotë zoti Bushati, praktikisht janë të gjithë shqetësimet që vendet anëtare kanë në raport me Shqipërinë dhe asnjëra prej atyre qartazi nuk ka lidhje me opozitën.
© SYRI.net