Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, u fotografua sot në Kuvend me një libër në dorë për Leninin dhe Stalinin, ideologun dhe zbatuesin e barbarisë komuniste.
Ish-ministri i Drejtësisë po diskutonte me Erion Braçen, deputetin soc-komunist të PS.
Mesa duket Manja po vazhdon të marrë leksione nga Lenini dhe Stalini, ndërkohë që Shqipëria u shpall para pak ditësh diktaturë autoritare ose autokraci elektorale nga organizata prestigjioze studimore V-Dem.
Kujtojmë se Shqipëria ka qenë edhe diktaturë totalitare gjatë kohës kur sundonin paraardhësit e Edi Ramës dhe Ulsi Manjës.
Si në diktaturën autoritare, edhe në atë totalitare, zgjedhjet janë thjesht një farsë.
Një nga arkitektët kryesorë të farsës zgjedhore të Edi Ramës është edhe Ulsi Manja.
Në këtë drejtim duket nxënës i mirë i atyre që po lexon.



© SYRI.net