‘Ligji për Lojërat e Fatit’, Hoti: Janë të sponsorizuara, kam emra...

11:01, 09/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Seanca parlamentare është shoqëruar me tensione dhe akuza të forta nga opozita, ku deputeti i PD, Kliti Hoti ka denoncuar dy çështje të ndjeshme: situatën në shërbimin e onkologjisë dhe ligjin për lojërat e fatit.

Deputeti Hoti e cilësoi gjendjen në onkologji një "katastrofë", një term që e përdori edhe për buxhetin e shtetit.

"Për onkologjinë nuk dua të flas, sepse e dinë të gjithë se çfarë katastrofe është. Kemi thënë që buxheti i shtetit është katastrofë," deklaroi ai, duke shtuar se shqiptarët do ta kuptojnë se kush interesohet realisht për ta.

Kliti denoncoi edhe ligjin për lojërat e fatit, i cili tha se është i sponsorizuar.

Deputeti pretendoi se disponon edhe emra konkretë lidhur me këtë çështje. "Ndërsa këta të dy, unë i kam me emra," deklaroi ai në foltore.

Fjala në seancë:

Deputeti i PD, Kliti Hoti: Për onkologjinë nuk dua me fol, sepse e dinë të tanë. E dinë të tanë se çfarë katastrofe është. Çfarë duan me bë? Shqiptarët me të hënë kanë me e kuptuar edhe kanë me e ditë se kush po interesohet për ta. Ose më saktë kush nuk po interesohet. E kemi thënë që buxheti i shtetit është katastrofë. Edhe ndërkohë, në 7:30, na kërkohet për me qenë te komisioni për me aprovu ligjin për llotën. Që ne e dimë që është i sponsorizuar. Në qoftë se, në një anë pa kohë, po e marr vesh edhe përkeq. Ndërsa këta të dy, unë i kam me emra. Edhe janë 200, dy i kam unë këtu.

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi: Zoti Hoti, keni të drejtë për afatin. Interpelanca juaj edhe dy ose tre interpelanca të tjera me ministren e Shëndetësisë janë konform rregullores edhe kërkesave të rregullores, kështu që do të zhvillohen. Keni të drejtë për afatin dhe në kuvend ne planifikojmë në seancë interpelancat, në vazhdim ne do të caktojmë datat, patjetër, dhe më pas, nëse ministri, ministrja nuk merr dot pjesë, që është detyrim, është në ngarkesë të tij apo të saj. Kështu që në seancat në vazhdim do të planifikohen interpelancat përkatëse.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco