Kryebashkiaku i Pukës, Rrok Dodaj, i ftuar në emisionin e mëngjesit “Kafe Shqeto” në Syri TV, ka komentuar protestën dhe shqetësimet e banorëve të fshatrave Kimzë, Mesul dhe Kalivarë lidhur me ndërtimin e tre hidrocentraleve në zonë.
Gjatë bisedës me moderatorin Flavio Qarri, Dodaj konfirmoi se disa ditë më parë ka zhvilluar një takim me banorët, të cilët kundërshtojnë projektet e miratuara nga Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT). Sipas tij, takimi kishte për qëllim informimin mbi veprimet e fundit pas miratimit të lejeve për hidrocentralet dhe evidentimin e problematikave të ngritura nga komuniteti.
Kreu i bashkisë theksoi se procedurat për këto hidrocentrale kanë nisur që në vitin 2016, ndërsa banorët kanë depozituar një kallëzim në Prokurori që në vitin 2017. Ai sqaroi se leja e KKT-së është dhënë në gusht të vitit 2023, por ka hyrë në fuqi vetëm pas plotësimit të kritereve ligjore, më 30 dhjetor 2025. Dodaj vuri theksin te mungesa e konsultimit me komunitetin, duke e konsideruar atë problemin kryesor të procesit.
Sipas kryebashkiakut, tashmë çështja ndodhet në duart e organeve të drejtësisë, të cilat do të zbardhin nëse janë respektuar apo jo të gjitha procedurat ligjore.
Dodaj tha se e ka gjetur veten përballë një fakti të kryer, pasi kishte vetëm pak kohë që kishte marrë detyrën kur u miratua leja nga KKT. Në fund, kryebashkiaku i Pukës theksoi se nuk do të dalë kundër komunitetit që përfaqëson.
“Banorët janë të parët. Unë lë mandatin dhe nuk i dal kundër banorëve për veprime të tilla. Jetoj vetë në fshat dhe e di çfarë do të thotë të humbasësh një burim uji, një parcelë bujqësore apo një mundësi jetese. Bashkia e Pukës do të ecë përpara vetëm kur të gjendet një zgjidhje që respekton banorët”, përfundoi Dodaj.
Dodaj:
Atëherë është e vërtetë që banorët e këtyre tre fshatrave para disa ditëve kanë bërë një protestë para bashkisë Pukë apo një takim me kryetarin e bashkisë.
Takimi kishte si qëllim njohjen me veprimet e fundit pas miratimit të lejes nga KKT-ja, për tre hidrocentrale në fshatrat Kimzë, Mesul dhe Kalivarë. Unë i prita me kënaqësi sepse jam pjesë e tyre, jam i zgjedhur prej tyre dhe u konsultuam, diskutuam rreth problematikave. Aty dolën shumë gjëra që ndoshta edhe unë nuk i njihja nga afër, sepse kuptohet, një leje e cila ka filluar që në 2016-ën dhe banorët shprehën aty shqetësimin e tyre, sepse nuk është bërë një dëgjesë publike me banorët. Do të thotë që konsultimi publik që është shumë i domosdoshëm për këto zona të paktën, sepse ata preken aty, prej ujit, prej malit, për ato pak mundësi toke që kanë, jetojnë me vështirësi.
Po t'ua heqësh edhe këtë, do të thotë që është problem edhe jetesa në këto zona. Kështu që unë rastësisht mora informacionin e duhur. Pava me kujdes edhe disa veprime që janë bërë gjatë këtyre viteve, ndonëse ato nuk më takojnë mua sepse është çështja tashmë në prokurori. Ato e kishin bërë një ankesë që në vitin 2017 në prokurori dhe ne normalisht mbas miratimit të lejes, e cila është dhënë në vitin 2023 në gusht, 2023-shit, leja e KKT-së, por leja e KKT-së ishte dhënë me hy në fuqi pasi të plotësohen disa kritere ligjore.
Dhe kriteret ligjore sipas, normalisht sipas veprimeve që kishin bërë më vonë, janë miratuar dhe kanë hyrë në fuqi me 30.12.2025.
Të them të drejtën kjo do ishte a-ja e gjithçkaje, konsultimi me banorët. Nëse edhe është edhe tek ligji që me patjetër...
Ligji është që konsultimi publik është më i domosdoshmi në fillimet e procedurave për ndërtimin e këtyre HEC-eve apo çdo lloj investimi tjetër që bëhet në projekte në territor. Sidomos projekte të tilla që janë prodhues, janë subjekte private që ndërhyjnë, jo projekte publike që i ndihmojnë në përgjithësi komunitetit. Këtu tash, unë e kuptoj fare mirë sepse anashkalime ka pasur, normalisht sepse në 400-500 banorë atje që protestojnë, nuk janë tre firma, aty ishin vetëm 3 firma te konsultimit publik të tre banorëve që ato e panë me vëmendje atje. Edhe banorët sepse unë i paraqita edhe para takimit që pata dokumentat përkatëse.
Po tashmë ato janë organet e drejtësisë që ato, meqenëse e kanë çuar çështjen në prokurori do të thotë që prokuroria do të zbardhë gjithçka se... bashkia është në vijimësi. Bashkia ka bërë gabimet e para që nuk është konsultuar me publikun. Në fillimet e dhënies së... Mandej do të jenë edhe institucionet shtetërore normalisht që aty janë të gjitha hallkat që marrin pjesë në strukturën e konsultimit publik, jo vetëm banorët, por janë edhe drejtoritë rajonale, janë ministritë e tjera etj., ndonëse nën përgjegjësinë e bashkisë. Sepse do të ishte fillimi, bllokimi nëse banorët nuk janë të bindur që duhet me u ba kjo.
Unë me thënë të drejtën u gjeta para një fakti të kryer, sepse unë sapo kam marrë mandatin, e kam gjetur këtë, leja e KKT-së ishte dhënë me një muaj pasi unë kam marrë detyrën. E kam marrë në 23 qershor, me datën 3 gusht ishte dhënë leja. Pjesa tjetër nuk ka qenë pjesë e bashkisë që unë me ndërhy me bë veprime në qeveri për mos me i dhënë lejes, por ato kanë vazhduar sipas procedurave që i ngarkon ligji për me i dhënë një leje të tillë, por gabimet e mëdha janë bërë te konsultimi publik. Dhe ky... miratimi me banorët. Unë jam me banorët, nga unë kanë një garanci të plotë që unë do bëj çmosin e mundshëm që investimi t'mos bllokohet... por ngecja është e atyre që i kanë dhënë një leje, një miratim pa konsultimin me banorët.
Banorët janë të parët, unë lë mandatin dhe nuk i dal kundër banorëve për veprime të tilla. Unë jetoj vetë në fshat edhe e di çfarë do të thotë që nëse i hiqet një ujë, një tokë, një parcelë bujqësore apo i hiqet një gjë tjetër që e kanë të lidhur jetën me to. Kështu që unë jam me banorët, ato do të gjejnë zgjidhje me banorët, në momentin që i gjejnë zgjidhje me banorët bashkia e Pukës është okej që të vazhdojë me procedurat e mëtejshme. Unë nuk di çfarë të them por di që unë e kam gjet bashkinë me 700 e sa milion lekë, një bashki e vogël me 700 e sa milion lekë borxhe. Unë e kuptoj se si është administruar bashkia më përpara, kuptohet që kur një bashki nuk paguan ujë, drita, kur futet lidh kontrata...
© SYRI.net