Gjatë një reagimi në Kuvend kreu demokrat Sali Berisha tha se, “ky parlament nuk mund të trajtojë çështje tjetër përveç agjendës së qytetarëve në protestën më madhështore në historinë e këtij vendi”.
Berisha: Zoti kryetar, në procesverbal keni censuruar fjali të tëra për shkak të tmerrit që keni nga fjala ime.
Por ato i kanë dëgjuar qytetarët dhe nuk është qëllimi pse e marr fjalën.
Qëllimi pse e marr fjalën është se gjithçka lexuat ju aty, nga e para tek e fundit, është një sfidë, është një karshillëk, është përçmim për protestën e qindra mijëra shqiptarëve të cilët kanë një agjendë ndër më të drejtën që ka pasur ndonjëherë, agjendë që u mbështet fuqimisht nga Parlamenti Evropian dje.
Ky parlament nuk mund të trajtojë çështje tjetër përveç agjendës së qytetarëve në protestën më madhështore në historinë e këtij vendi.
Ndaj dhe tërhiq rendin e ditës, t’i rikthehemi agjendës.
Mendoj se ky është detyrimi absolut i këtij parlamenti në mënyrë që të mos përfundojë edhe ky aty ku e meriton sa më shpejt.
© SYRI.net