Lajmi i fundit

LIVE - Berisha deklaratë për mediat jashtë sallës së Kuvendit

Berisha: Dumani fsheh emrat e zyrtarëve të Arubës, kurse në dosjen time publikoi emrat e tre fëmijëve me autizëm

11:00, 18/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kreu demokrat ka akuzuar Prokurorin e SPAK i cili sipas kreu demokrat ka fshira emrat e zyrtarëve që janë të lidhur me Arubën.

“Dumani fsheh emrat e zyrtarëve të Arubës, kurse në dosjen time publikoi emrat e tre fëmijëve me autizëm” tha lideri i opozitës.

Berisha: A e kuptoni apo jo se çfarë ndodh?

Pse janë ata njerëz në shesh?

Pse janë?

Vetëm Gjika me Alinë kanë lëvizur 50 ton kokainë. Të paktën 7 miliardë euro.

A i shihni ju ndërtimet? Dhe dëgjoni, do t’u them një gjë këtu, Altin Troplini, ta dini këtë, në dosjen e Sali Berishës ka kryer njërin prej akteve më të ulëta që mund të kryejë një hetues.

Ka bërë publikë emrat e tre fëmijëve me autizëm.

Asnjë nënë, asnjë baba nuk do donte kurrë të shihte emrin e fëmmijës së tij me autizëm në mediat e vendit.

Dhe pse i publikoi thoni ju?

Sepse vajza dhe djali im sponsorizonin familjet e atyre, që nuk i njihnin fare, në qendrën e autizmin, të cilën e drejton bashkëshortja ime prej 20 vitesh pa asnjë shpërblim.

Dhe këtë ky Dumani juaj e konsideronte konflikt interesi dhe korrupsion, se po paguanin tre fëmijë, siç paguajnë shumë biznesmenë dhe familje të tjera njerëzit në nevojë.

Kurse tani ky Duman, që mund t’i vesh njëqind epitete, po unë nuk e prish gojën, fsheh emrin e Engjëll Agaçit, fsheh emrin e Olsi Ramës, fsheh emrin e Damian Gjiknurit, të cilët ishin dërgata e tij...

Damian, tani, edhe po nuk ke qenë, të gjithë për ty thonë.

Bëj be sa të duash, nuk ta besojnë.

Nuk ta besojnë tani, nuk e kam unë fajin.

Pra, fsheh emrat e këtyre dhe ata janë me fotografi, janë me film, janë me video, janë me zë.

Shikoni tani.

Dhe kush është tani fashisti, kush është stalinisti?

Qytetari që proteston në rrugë për të drejtat themelore që pa që një qytetar u zvarrit sikur të mos ishte një njeri.

Qytetari që proteston në rrugë sepse në një dosje në një zonë të mbrojtur, dosja ka zero transparencë.

Sepse kërkon të shohë inceneratorin e Tiranës por nuk e gjen kurrë.

Sepse kërkon të shohë impiantin e ujërave të Tiranës dhe janë 120 milionë dollarë të zhdukura.

Sepse kërkon të dijë se si u bë Edi Rama me sarajet 720 metra themele të gjata, më të gjata se presidenca e republikës, dhe kopshtin 8500 metër.

Dhe ai nuk duket në parlament.

Dhe këta mbrohen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco