PD bllokon foltoren i jep zë kërkesave të protestuesve: S'ka seancë pa dhënë Rama dorëheqjen! Maxhorancë strucash

PD bllokon foltoren i jep zë kërkesave të protestuesve: S'ka seancë pa dhënë Rama dorëheqjen! Maxhorancë strucash

11:54, 18/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Seanca e ditës së sotme po shoqërohet me përplasje dhe tensione pasi maxhoranca refuzon të ndryshojë axhendën e seancës plenare dhe parlamenti të fokusohet në kërkesat e protestuesve, për të miratuar në parlament dhe për të zhbërë ligjet që PE ka kërkuar.

Kryetari i PD-së Sali Berisha deklaroi se maxhoranca po injoron qindra mijëra shqiptarë që kanë 18 ditë që dalin në protestë. Për Berishën vazhdimi me çështje të tjera në këtë parlament pa ardhur Edi Rama këtu për të paraqitur dorëheqjen, ose në mocion me debat, është një akt sa tradhtie, aq edhe cinizmi ndaj qytetarëve shqiptarë.

“Nuk mund të shtypni me kartona kërkesat mbarëqytetare, të cilat kanë marrë mbështetje të plotë ndërkombëtare.

Kërkesat e qytetarëve për largimin e menjëhershëm të Edi Ramës, për anulimet e të gjitha ligjeve të amenduara nga Edi Rama për mbrojtjen e mjedisit, me të cilën ju ndërtuat aeroportin e Vlorës.

Ndaj dhe flamengot i dënuat me vdekje në aeroportin e Vlorës. Me të cilën ju ndërtuat pikën e vogël në parkun e Butrintit.

Me të cilën ju shkatërruat trashëgiminë kulturore dhe parqet kombëtare të shqiptarëve. Duke harruar se nuk janë vetëm pasuri e shqiptarëve, por edhe pasuri evropiane.

Ndaj dhe unë mendoj se edhe njëherë, vazhdimi me çështje të tjera në këtë parlament pa ardhur Edi Rama këtu për të paraqitur dorëheqjen, ose në mocion me debat, është një akt sa tradhtie, aq edhe cinizmi ndaj qytetarëve shqiptarë.

Nuk keni asnjë të drejtë të injoroni qindra mijëra shqiptarë që kanë 18 ditë me flamurin e lirisë në dorë, me flamurin e ligjit dhe të drejtave të njeriut, të mbrojtjes së trashëgimisë kulturore dhe mjedisit, sakrifikojnë orë të tëra.

Se kush tregohet fashist tani apo stalinist tani, ju apo ata, këtë le ta gjykojnë vetë qytetarët shqiptarë” tha Berisha.

Megjithatë kjo kërkesë e zotit Berisha nuk është pranuar nga kreu i kuvendit zoti Niko Peleshi, duke sjellë debate dhe përplasje.

Edhe deputetja demokrate Ina Zhupa I quajti ‘maxhorancë strucash’ socialistët të cilët kanë zhytur kokën në rërë dhe nuk shonin zullumin që kanë shkaktuar.

Zhupa sfidoi maxhorancën që nëse vërtet mbështet rezolutën e PE-së, të ketë kurajo e të fusë në rend dite shfuqizimin e ligjit 21/2024 për zonat e mbrojtura, heqjen e ligjit të investimeve strategjike, kishte kërkuar moratorium për zonën Vjosë-Nartë.

Zhupa theksoi se përballë maxhorancës e cila mashtron dhe keqinformon edhe zyrtarët e Brukselit, opozita përfaqëson në Parlament protestuesit dhe do të vazhdojë çdo ditë të kërkojë të plotësohet interesi publik, të plotësohen kërkesat e Parlamentit Europian, të votohen ligjet që ka kërkuar opozita. Zhupa i kujtoi se ka 35 ditë sot ligji për shfuqizimin e ligjit 21/2024 fle në Kuvend dhe sfidoi Peleshin të ketë kurajo  të  ndryshojë rendin e ditës dhe ta kthejmë atë në rend dite.

Më vjen shumë keq që kemi zbuluar tashmë specje të reja, meqenëse është koha e shpendëve, e kafshëve të mbrojtura. Revolucioni i flamingove na zbuloi një mazhorancë strucash. Mendoni se keni zhytur kokën në rërë dhe nuk e kuptoni që zullumi është shumë i madh dhe duket qartësisht. E pa Parlamenti Europian, e votoi Parlamenti Europian, atë që në fakt është kërkesa e të gjithë protestuesve. Ato që kanë qenë në fakt kërkesat e opozitës shqiptare dhe lufta e opozitës shqiptare. Nuk e kuptoj ku e gjetët atë entuziazmin për të publikuar përshëndetje për Parlamentin Europian, ndërkohë që Parlamenti Europian kishte dhënë 300 detyra për ju. Kishte vendosur shfuqizimin e ligjit 21/2024, kishte vendosur heqjen e ligjit të investimeve strategjike, kishte kërkuar moratorium për zonën Vjosë-Nartë dhe ju e përshëndetni. Po shumë mirë atëherë, nëse e përshëndetni, hajde e fusim në rend dite. Hajde e diskutojmë në komisione. Taulant Balla ka thënë këtu seancën e kaluar, "ne do t'i votojmë kundra projektligjet tuaja", në ligjëratë të drejtë. Projektligjet tona janë projektligjet që kërkon Parlamenti Europian. Do t'i votosh kundra? Për çfarë e përshëndet atëherë? Në qoftë se do t'i votosh kundra, mos e përshëndet. Thuaj distancohem nga Parlamenti Europian, ne do të vazhdojmë do të ndërtojmë në zonat e mbrojtura, ne nuk pyesim për juve fare, ne do të vazhdojmë me ligjin 21/2024 dhe mos e përshëndet.

Çfarë po përshëndet? Kujt po i hedh hi syve? Se kjo nuk ka kuptim që bëni ju. Ky parlament duhet të kthehet në funksion të interesit publik, në funksion të kërkesave të Parlamentit Europian, si një standart rreth rrugës së Bashkimit Europian, po mbi të gjitha për t'i shërbyer mirëqënies së vendit, për ta mbrojtur trashëgiminë kulturore, për t'i mbrojtur zonat e mbrojtura. Keqinformoni një, dy, tre zyrtarë atje dhe mendoni se u bë deti kos. E të marrim nga një lugë të gjithë e ta trajtojmë Shqipërinë si një tepsi për të ngrënë mazhoranca dhe për të ofruar nga paratë e shqiptarëve dhe nga prona publike e shqiptarëve. Jo, nuk u bë deti kos, janë shqiptarët atje, është opozita që i përfaqëson këtu, që do të vazhdojë çdo ditë të kërkojë të plotësohet interesi publik, të plotësohen kërkesat e Parlamentit Europian, të votohen ligjet që kemi kërkuar ne. Ka 35 ditë sot ligji për shfuqizimin e ligjit 21/2024 që fle në Kuvend. Nëse e përshëndet, ki kurajo, ndrysho rendin e ditës dhe ta kthejmë atë në rend dite. Rezolutën e Parlamentit Europian

Pasi e mori fjalën kreun i grupit PS-së Taulant Balla, Peleshi refuzoi ti japë fjalën Zhupës e ja ka dhënë deputetit të Partisë Socialiste zotit Ardit Bido. Në këtë moment deputetët e Partisë Demokratike kanë shkuar para foltores duke bllokuar fjalën e zotit Bido dhe duke kërkuar që zonjës Zhupa t'i jepet fjala për procedurë. Megjithëse ka pasur disa kërkesa dhe tentativa, ka qenë pikërisht zoti Peleshi i cili ka kërkuar pesë minuta pushim dhe ka ndërprerë seancën.

Edhe pasi seanca vijoi opozita këmbënguli për të ndryshuar rendin e ditës duke bllokuar foltoren e Kuvendit çka e nxiti Peleshin edhe një herë të ndërpresë seancën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco