‘Më do shumë Rama, o lufra ime, më thotë’- IRIQI bisedon me Marta Kos

‘Më do shumë Rama, o lufra ime, më thotë’- IRIQI bisedon me Marta Kos

13:10, 18/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Iriqi:- Me lavdërimet që i bëre qeverisë, acarove krejt shqiptarët. Pse?

Kos:- Se ia kam borxh Ramës.

Iriqi:- Borxh?

Kos:- Po. Ngaqë më do shumë, më përqafon e puth çdo dy sekonda, unë hipnotizohem. Ndaj kemi rënë dakord që ai bën gati pyetjet për mua…

Iriqi:- Po flasim për përgjigjet e tua.

Kos:- Po edhe përgjigjet ai m’i sjell. Ama i lexoj qartë. Nuk gaboj.

Iriqi:- Ju ka korruptuar d.m.th?

Kos:- Jo, jo.

Iriqi:- Po pse jeni në borxh atëherë?

Kos:- Se më ka thënë që një nga gjyshet e tij ka qenë sllovene. Dhe e dyta është pak poetike.

Iriqi:- Na e thuaj!

Kos:- Përherë kur më përqafon më thotë butë te veshi im, ti Marta je lufra ime. Gati më bie të fikët atë çast nga kënaqësia.

Iriqi:- Pse?

Kos:- Se ma ka shpjeguar që në shqip lufra i thonë fluturës. E sheh se çfarë artisti është!

Iriqi:- Kaq kisha, o lufra e Ramës!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco