Peka:
Tensionet janë, sepse nuk mund të shmangen tensionet me me një bisedë telefonike apo me një me një marrëveshje. Ajo që ka gravuar tensionet është mos respektimi nga ana e Izraelit e marrëveshjes së armëpushimit, bëhet sulmeve të mëdhaja që ka bërë sot në Liban.
Izraeli vetë nuk ka qenë pjesë e marrëveshjes, domethënë nuk ka qenë pjesë e negociatave të të marrëveshjes. Por në fund të fundit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës në luftë për Izraelin u futën.
Duhet të kemi parasysh që prioritetet e Izraelit janë të ndryshme nga prioritetet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Prioritetet e Izraelit janë prioritete rajonale, prioritetet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë prioritete globale. Izraeli është aleat i fortë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por kanë pika konvergjencë të prioriteteve të caktuara. Po kur vjen puna tek pamja e madhe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë interesa të tjera dhe kanë projeksione, projeksione të tjera. Po të krahasojmë prioritetet, për Izraelin, prioriteti numër një është që Izraeli të jetë forca kryesore rajonale dhe të mos ketë konkurrentë të tjerë. Shteteve të Bashkuara të Amerikës i duhet të balancojë midis fuqive rajonale. Izraelit i intereson që të shkatërrohet regjimi iranian, tërësisht. Shteteve të Bashkuara të Amerikës u intereson që mjafton që Irani të jetë një shtet që nuk i sjell probleme në në të ardhmen dhe dhe në po, dhe në projeksionet që kanë Shtetet e Bashkuara. Izraelit i intereson që Irani të jetë i dobët ushtarakisht. Shteteve të Bashkuara të Amerikës duan një Iran që të jetë balancues në në rajon, që asnjëri nga shtetet e tjera të mos, të mos ketë supremacī ushtarake.
Kanë dy elementë që duhet të kemi parasysh. E para është elementi i jashtëm dhe i dyti është elementi i brendshëm në Iran. Flas për për shkeljen e armëpushimit. Elementi i jashtëm është Izraeli dhe mospërputhja e prioriteteve. Elementi i brendshëm, po aq i rëndësishëm, elementi tjetër po aq i rëndësishëm është elementi i brendshëm. Duhet të kemi parasysh që lidershipi politik është i dekapituar dhe lidershipi ushtarak është i dekapituar. Brenda për brenda Gardës Revolucionare Islamike ka fraksione të ndryshme, ka fraksione radikale që duan, që nuk duan marrëveshje, ka fraksionetë tjera, ata që kanë, kanë bërë marrëveshjen.
Element tjetër i rëndësishëm që duhet të kuptojmë është se në strategjinë e mbrojtjes, strategjinë e luftës së Iranit, ka qenë që në momentin e dekapitimit të të lidershipit politik, mbrojtja decentralizohet në 31 rajonet, me plane lufte, me plane goditje, me targete, me me gjithë atë. Dhe 31 rajonet ushtarake operojnë, në mënyrë autonome.
Kishte një mesazh që pak më herët të presidentit Trump që thoshte, i bëri thirrje qeverisë së Iranit që të dërgojë pëllumba të korrierit te këto rajone që s'kanë marrë akoma, lajmin që është bërë armëpushimi. Nuk është se armëpushimi në vetvete është i vulosur.
Armëpushimi është një shprehje vullneti të mirë nga të gjitha palët, aq më tepër që kishte një, një ultimatum kohor djenë 8:00 të darkës në orën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për t'ju lënë mundësi përpjekjeve për paqe. Dhe nesër që është dita dhe ditën e premte, zëvendëspresidenti do udhëtojë për në Islamabad për t'u takuar me kryetarin e parlamentit iranian për të filluar procesin e e bisedimeve për të arritur një, një marrëveshje. A ka faktorë të brendshëm në Iran dhe të jashtëm dhe faktori i jashtëm që është Izraeli? Ka faktorë. Izraeli duket që është i pakënaqur me këtë marrëveshje. Po të shikosh deklaratat e sotshme të Jahir Lapid që është kryetar i opozitës, e ka bërë Netanyahun, e ka bërë telef.
Ka kritikuar për mos qënien në tavolinën e bisedimeve, ka kritikuar për gjithçka duke i thënë që ti e fillove luftën dhe nuk arrite asnjë nga objektivat e vendosura. Në një farë mënyre Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe marrëveshja e kanë bërë si fait accompli për Izraelin në në rajon, sepse marrëveshja përfshin edhe rajonin, jo vetëm thjesht raportet ushtarake me Iranin, por përfshin edhe mosgoditjen e prokseve të Iranit në në në rajon, në Siri, në Liban dhe ku me radhë. Dhe gjëja e parë që Izraeli bëri është filloi goditjet, që në pikë mëngjesit filloi goditjet ndaj, edhe ka qenë goditja më e fortë gjatë gjithë kësaj kohe. Filloi goditjet në në Beirut, në kryeqytetin e e Libanit.
Kjo është e pritshme. Të ketë faktorë edhe brenda për brenda qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, politikë flas, që duan të që jenë me pro-Izraelit se me gjëra të tjera. Janë këto faktorë që që ndikojnë, por po të marrësh parasysh interesat e mëdhaja dhe mënyrën, faktin që dje bota ishte në pezull, sepse ishte një pikë që po të kaloi, ishte pikë e moskthimit. Nuk dihej se çfarë ndodh.
Ishte pika më e rrezikshme sepse nëse nuk do ishte arritur ajo e mbrëmshmja, ëh, bota do ishte futur, rajoni, lufta e para, rajoni i dytë dhe bota do ishte futur në një cikël që askush, askush më nuk do e parashikonte se se çfarë do të ndodhte
Jo, ajo ishte kulmi i luftës psikologjike sepse duhet të kemi parasysh një gjë. Audienca e atij mesazhi nuk ishte bota. Audienca e atij mesazhi ishte Garda Revolucionare Islamike në Iran. Dhe pse i drejtoi? Dhe pse ju drejtua? Revolucioni islamik në Iran në vetvete, doktrina, indoktrinimi i tyre, është i tillë që nuk e kanë frikë vdekjen. Po. Nuk e kanë frikë përplasjen. Gjuha me të cilën merresh vesh me ta nuk është gjuha diplomatike që përdor perëndimi. Dhe gjuha me të cilën merresh vesh me ta është gjuha të cilit u preket nervin atyre. Që ka të bëjë me këto gjëra. Qytetërimi i tyre, në këndvështrimin e tyre, nuk është qytetërimi pers. Qytetërimi i tyre është qytetërimi islamik i ajatollahëve.
Sulmeve të cilave u referohej Presidenti Trump ishte sulm në infrastrukturën civile, sulm në industri, sulm në naftë, sulm në gjithçka që do të shkatërronte ekonominë e Iranit, të paktën për 50 vitet e ardhshme. Dhe gjuha e përdorur prej tij nuk është hera e parë, kjo është më radikale, por janë vërejtur në statuse të tij vetë më parë, janë vërejtur gjuhë që nuk është e natyrshme për diplomacinë botërore. Pse? Sepse është gjetur, është luftë psikologjike, është gjetur gjuha e cila prek nervin e atyre ndaj të cilëve i drejtohesh. Dhe audienca nuk ishte audienca globale, po ishte një audiencë specifike e atyre që marrin vendimin në Iran.
© SYRI.net