Rama tenton të justifikojë ngecjen e negociatave me BE: Mjafton një ‘jo’, dhe nuk bëhet

18:03, 08/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryeministri Edi Rama komentoi ditën e sotme situatën e ngecur të Shqipërisë në procesin e hapjes së negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian, pas raportimit të BE-së për vonesat në zbatimin e provimit EBAR.

Rama tha se çdo vend anëtar i BE-së ka të drejtën të ndalojë procesin, duke ia faturuar kështu ngecjen vendeve që nuk janë dakord me hapjen e negociatave.

Sipas tij, procesi funksionon si një ndërtesë me dy kate: në katin e parë ndodhet Komisioni Europian, që përgatit raportet bazuar në detyrat e përmbushura nga vendi, dhe në katin e dytë janë 27 vendet anëtare, ku një ‘jo’ nga secili prej tyre mund të bllokojë procesin.

‘Procesi i zhvillimit të marrëdhënieve me BE nuk është një proces që nuk ka rëndësi vetëm ajo që do ti, por edhe ajo që duan ata. Për ta pasur një ide shumë të thjeshtë si funksionon, është si një ndërtesë me dy kate. Në katin e parë është Brukseli. 35 mijë njerëz që punojnë me të gjitha çështjet dhe një pjesë e tyre merren me vendet që aspirojnë të bëhen pjesë e BE-së.

Ata i paraqesin vendeve detyrat. Në bazë se si vendi i kryen detyrat, ata i çojnë letrat në katin e dytë dhe nxjerrin raportin dhe thonë: ky është raporti për Shqipërinë, Shqipëria i ka kryer detyrat dhe duhet të hapë negociatat.

Ata në katin e dytë tani janë 27 vendet anëtare dhe aty funksionon ndryshe. Aty nuk funksionon vetëm me çfarë ke bërë ti. Aty funksionon sa gati janë të 27 që të thonë ‘po’ dhe mjafton një të thotë ‘jo’, nuk bëhet. Për çdo gjë, edhe për vendimet që Bashkimi Europian merr për veten e vet, del njëri kundër, s’bëhet.’, tha Rama.

Rama nënvizoi se zbatimi i reformave dhe detyrave të kërkuara nga BE-ja për të përparuar në këtë proces, por harron se vetë po ndalon veprimin e drejtësisë ndaj Belinda Ballukut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco