SYRI TV/ Rruga e Portit të Durrësit kurban i pallateve të Alabbarit, Cara: Kjo është çmenduri, pasoja për qytetin

14:20, 08/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Rruga hyrëse për në Portin e Durrësit, e cila ka 6 korsi, do të shembet për t’i lënë vend pallateve të kompleksit “Durrës Yatch Marina” në pronësi të biznesmenit Mohamed Alabbar. Këtë e ka njoftuar Autoriteti Portual i Durrësit, teksa në një reagim për mediat deputeti Igli Cara e ka cilësuar këtë si një vjedhje me pasoja dramatike për ekonominë e qytetit dhe të vendit, duke qenë se Porti i Durrësit është ndër asetet më të rëndësishme ekonomike në vend.

SYRI TV

Porti i Durrësit, 2400 vjeçar dhe një ndër asetet më të mëdha ekonomike të Shqipërisë, po bëhet kurban pjesërisht për projektin e Durrës Yatch Marina, një projekt i biznesmenit Mohamed Alabbar, me shumë paqartësi për financimin.

Autoriteti Portual i Durrësit, në një njoftim për mediat, sqaron se kanë nisur ndërhyrjet për testimin dhe rikonceptimin e Portës nr. 4. Kjo do të thotë që nga 6 korsi që janë për hyrje dhe dalje në portin më të rëndësishëm të Shqipërisë, do të mbeten vetëm 3. Pra, biznesmenit Mohamed Alabbar, përveç tokës që i është dhënë falas, i jepet edhe rruga falas.

Për këtë ka reaguar ashpër edhe deputeti i Partisë Demokratike, Igli Cara, duke e cilësuar një skandal me pasoja të rënda për ekonominë e qytetit dhe të vendit.

Deputeti Cara thotë se është e papranueshme që rruga të shembet për një pallat të Alabbarit dhe kërkon që instancat shtetërore të ndërhyjnë, pasi pasojat do të jenë të rënda.

Igli Cara ka dhe një kërkesë të qartë për rrugën hyrëse të Portit të Durrësit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco