Në një postim në rrjete sociale, Petrit Vasili shkruan se qeveria po ndjek një standard të dyfishtë, duke mbështetur oligarkët me fonde publike, ndërsa qytetarët i lë të përballen të vetëm me rritjen e papërballueshme të çmimeve.
Sipas tij, ndërsa në vitin 2022, përmes një Akti Normativ, u kompensuan kompanitë për rritjen e çmimeve të materialeve si hekuri, çimentoja, bitumi dhe metalet e tjera, sot nuk ka asnjë ndërhyrje për të frenuar abuzimet me çmimet e produkteve bazë dhe karburanteve që rëndojnë drejtpërdrejt mbi qytetarët.
Vasili thekson se rritja e çmimeve është në shumë raste e pajustifikuar dhe spekulative, duke ngritur shqetësimin se produkte të blera me çmime më të ulëta po shiten shumë më shtrenjtë, pa asnjë kontroll nga institucionet.
Ai akuzon qeverinë për mungesë vullneti për të ndërhyrë, duke e cilësuar këtë si një bashkëpunim të heshtur me abuzuesit.
Sipas Vasilit, qytetarët po përballen çdo ditë me një “torturë ekonomike”, ndërsa qeveria jo vetëm që nuk ndërhyn, por përfiton nga kjo situatë përmes rritjes së të ardhurave në buxhet dhe lidhjeve me bizneset përfituese.
Në vijim, Vasili kërkon që jo vetëm të ndalet spekulimi me çmimet, por edhe të ndëshkohen të gjithë përgjegjësit, nga bizneset abuzuese deri tek institucionet që, sipas tij, me mosveprim po lejojnë këtë situatë.
Ai i bën thirrje edhe prokurorisë që të nisë hetime të plota mbi këtë fenomen, duke përfshirë edhe rolin e qeverisë në këtë proces.
Postimi i plotë:
Qeveria, qe kompesonte hekurin e cimenton oligarkeve, lë qytetaret te plackiten nga cmimet abuzive!
Qytetaret torturohen nga abuzimi me cmimet, qeveria ferkon duart!
Eshte po kjo qeveri e pacipe qe ne vitin 2022 me Akt Normativ ju kompesonte rritjen e cmimit e hekurit,
çimentos, bitumit, tubave plastikë, aluminit, bakrit dhe zinkut, oligarkeve qe perfitonin tenderat e qeverise por qe sot per qytetaret nuk leviz gishtin
Cmimet e shume artikujve baze ushqimore si edhe karburantet jane rritur frikshem.
Spekullimi me cmimet eshte sheshit dhe rritja e tyre ne masen derrmuese eshte teresisish abuzive dhe e pamotivuar objektivisht.
Shume artikuj shiten me cmim shume te larte ndonese kane qene gjëndje ne magazina dhe jane blere me cmim te zakonshem.
Qeveria nese do te kishte minimumin e pergjegjshmerise dhe seriozitetit shteteror do ta ndiqte hap pas hapi dhe ne cdo hallke kete abuzim dhe mund te nderhynte menjehere.
Por qeveria eshte bere njesh me oligarket nga te cilet merr perfitime te ligjshme e te paligjshme pa fund.
Ndaj qytetari eshte krejt i pafuqishem dhe i pambrojtur perpara ketij spekullimi masiv me pasoja te renda per ekonomine famijare te gjithseicilit.
Jo vetem qe spekullimi duhet te luftohet por edhe spekullantet dhe abuzuesit duhet te denohen.
Por kjo nuk ndodh sepse qeveria i mbeshtet abuzuesit sepse perfiton shume prej tyre.
Perfiton edhe duke futur leke ne buxhet te cilin e vjedh me tendera, por fiton edhe ne menyra te tjera me para ne dore qe sherbejne per blerje votash apo per operacione te tjera te paligjshme.
Edhe prokuroria duhet ta hetoje gjeresisht kete abuzim duke filluar nga spekullantet e deri tek mosveprimet e qellimshme te qeverise.
© SYRI.net