Një psikiatër për Edi Ramën?

Një psikiatër për Edi Ramën?

20:16, 07/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nga Petrit Vasili/

Deklaratat psikotike të Ramës tashmë kanë kaluar përtej kufirit të politikës dhe logjikës së një mendjeje normale dhe notojnë në ujërat e turbullta të një psiqike të tronditur thellësisht.

Një psikiatër për Edi Ramën është sot një veprim i natyrshëm sepse pasojat, që turbullimi i tij po krijon, janë mjaft të rënda.

Përballë një korrupsioni të çmendur ku dhjetra e qindra zyrtarë të qeverisë janë zbuluar e zbulohen përditë janë deklaratat e Ramës, që e quan denoncimin e korrupsionit përçartje sepse sipas tij ai nuk ekziston.

Kapja dhe inkriminimi i Ramës ja ka çartur kaq shumë trurin atij sa që ai detyrohet të flasë përçartje psiqike kaq të rënda dhe kaq të rrezikshme.

Një psikiatër për Ramën është domosdoshmëri absolute, por vështirë se gjendet një i tillë.

Askush nuk e merr përsipër më atë.

Ai është i destinuar të vuajë ankthet dhe paranojat e tij i vetmuar sepse kërkush nuk i del për zot mëkateve të tij shumë të mëdha.

Ndaj një psikiatër për Ramën është domosdoshmëri, por njëherazi pamundësi.

Ndaj trajtimi i vetëm është që ta "shërojë" drejtësia duke e hetuar thellë dhe mbase duke i nxjerrë në shesh të gjitha bëmat e tij; së paku ai do të shpëtojë trurin e tij që është dukshëm në një gjendje furtunë psikotike.

Në të kundërtën ai do përpëlitet si Makbethi, që u çmend, mbeti i pagjumë dhe me duart e përgjakura, që nuk i lante dot asnjëherë.

Një psikiatër për Edi Ramën është një sfidë e pamundur!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco