VIDEO/ Demiraj: Goditja e avionëve të SHBA, tregon se Irani ka integruar sistemet ruse të mbrojtjes S-400

20:03, 07/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Koloneli Dritan Demiraj i ftuar në Edicionin ‘Ora 19’ në SYRI TV, me moderatoren Armela Ferko ka komentuar rrëzimin e avionëve amerikanë në Iran.

Sipas tij, goditja e këtyre avionëve amerikanë, ishte menduar e pamundur nga Irani deri më tani, por kjo tregon se regjimi i Teheranit duket se ka instaluar sistemin e mbrojtjes ruse, S-400.

‘Goditja e dy avionëve shumë specialë, MC-130 Commando 2, e Black Hawk-ve, pra të gjithë këtyre avionëve, tregon që diçka ka ndodhur në strukturën e mbrojtjes ajrore në qiejt e Iranit’, tha ndër të tjera koloneli Demiraj.

‘Pavarësisht se kemi thënë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli e komandojnë, thonjëza, e mbizotërojnë hapësirën ajrore, ajo që fatkeqësisht kemi parë të paktën këto katër-pesë ditët e fundit, ose javën e fundit, kemi parë që është rritur niveli i goditjes së objektivave ajrore amerikane dhe konkretisht vetëm gjatë pesë-gjashtë ditëve të fundit, kemi pasur goditjen e shtatë-tetë mjeteve ajrore, të paktën. Shtatë-tetë mjeteve ajrore me dy krahë, goditjen e dy helikopterëve gjatë këtij operacioni të kërkim-shpëtimit me luftim që quhet, në gjuhën ushtarake, me pjesëmarrjen e 170 avionëve.

Edhe goditja e F-15-ës, edhe goditja ndoshta e F-35-ës, që janë avionë të gjeneratës, pra avionë të padukshëm, që nuk imagjinonin, nuk imagjinoheshin që mund të goditeshin në hapësirën ajrore të Iranit.

Por edhe goditja e dy avionëve shumë specialë, MC-130 Commando 2, e Black Hawk-ve, pra të gjithë këtyre avionëve, tregon që diçka ka ndodhur në strukturën e mbrojtjes ajrore në qiejt e Iranit. Që do të thotë, sipas analizës time shumë modeste, kemi një integrim të sistemeve të fundit S-400 të futura me fshehtësi në Iran nga Federata Ruse, me sistemin kundërajror Majid dhe sistemin Bavar 373.

Një pjesë e së cilave, në shtesë edhe të rreth 200 lëshuesve nga shpatulla që quhen, ëh, siç e deklaroi edhe presidenti Trump, që mbrojtja ajrore iraniane këto kohët e fundit, gjatë kohës kur po deklaronte dhe analizonte këtë operacion shumë kompleks, në fakt, gjatë të zhvilluara ditët e fundit, vazhdon të kenë, të projektojnë fuqi kundërajrore, e cila edhe për shkak të asistencës ruse, ka, i ka bërë të mendohen pak më shumë tashmë planizuesit strategjikë ajrorë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për shkak se pavarësisht dëmtimit të një pjese të madhe të baterive kundërajrore, unë gjykoj që një pjesë e provincave perëndimore dhe lindore të Iranit vazhdojnë të kenë njësi të caktuara të mbrojtjes kundërajrore’, u shpreh ndër të tjera koloneli Dritan Demiraj në SYRI TV.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco