SYRI TV/ Rama pranon diskutimet për integrimin

16:03, 07/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në një kohë kur raporti i parë për Shqipërinë është bllokuar dhe 9 vende të BE kanë pezulluar negociatat, pasi kanë shfaqur rezerva për progresin në shumë fusha, kryeministri Edi Rama u mundua sërish të bindë qytetarët që procesi i anëtarësimit në BE vijon normalisht.

Megjithatë, për herë të parë, që prej momentit kur nga Brukseli erdhën lajmet për bllokimin e negociatave, Rama pranoi se përgjatë muajit prill do të ketë diskutime për fatin europian të Shqipërisë, nga vendet anëtare.

Teksa shumë prej zyrtarëve më të lartë të qeverisë, partisë së tij dhe drejtorë të administratës shtetërore janë në burg ose nën hetim për afera të rënda korruptive, Edi Rama pretendon se qeveria e tij po lufton korrupsionin.

Deklaratat u bënë gjatë një aktiviteti në të cilin Rama promovoi një portal i cili do të shërbejë për rekrutime të të rinjve në administratën shtetërore. Kjo nismë vjen në një kohë kur të rinjtë shqiptarë po largohen nga vendi në pamundësi për të gjetur punë, teksa administrata shtetërore është kthyer në një çerdhe punësimesh partiake.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco