PS me urdhër partie përjashton deputetët e PD, Flamur Noka dhe Elda Hoti, shpëton Ballën!

PS me urdhër partie përjashton deputetët e PD, Flamur Noka dhe Elda Hoti, shpëton Ballën!

14:02, 07/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Sekretari i Përgjithshëm i PD, njëkohësisht deputet i kësaj force është përjashtuar nga punimet e Kuvendit më 20 ditë.

Vendimi është marrë këtë të martë në mbledhjen e Kryetarëve, teksa deputetët e PD kërkuan me ngulm komision hetimor për rrugët dhe AKSHI-n, kërkesë kjo që nuk është pranuar nga mazhoranca.

Të njëjtën masë disiplinore mori edhe deputetja e PD, Elda Hoti, e cila u përjashtua me 10 ditë nga 30 ditë që kishte kërkuar PS nga punimet e Kuvendit, pas seancës së tensionuar të enjten e kaluar.

Pavarësisht kërkesës së deputetëve demokratë për të përjashtuar kreun e Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, Komisioni i Etikës e hodhi poshtë, ndërsa vendim të njëjtë mori edhe për ligjvënësen Albana Vokshi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco