'Ministrat po i shmangen llogaridhënies', Blushi: Qytetarët paguajnë me jetën e tyre...

'Ministrat po i shmangen llogaridhënies', Blushi: Qytetarët paguajnë me jetën e tyre...

12:33, 07/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gjatë Konferencës së Kryetarëve,  Deputeti i Partisë së Lirisë Tedi Blushi, denoncoi se ministrat po shkelin detyrimet kushtetuese për t’u përgjigjur para Kuvendit dhe po përdorin udhëtime jashtë vendit si justifikim për t’i shmangur interpelancat.

Blushi kërkoi përgjigje të menjëhershme për çështje kritike që prekin jetën e qytetarëve, duke veçuar fondet IPARD dhe humbjet e jetëve në QSUT.

'Kuvendi nuk mund te prese qe ministrat te mbarojne vizitat turistike jashte vendit, qe i perdorin si justifik per ti shmangur llogaridhenies.'-u shpreh ai

Pjesë nga debati:

Ministrat duhet të përgjigjen menjëherë për kërkesat për interpelanca. Kam thirrur ministrin e Bujqësisë për interpelancë lidhur me fondet IPARD që më 16 dhjetor 2025, dhe ende nuk ka një datë se kur do të zhvillohet.

Detyrimi kushtetues i ministrave për të dhënë llogari para Kuvendit nuk është i negociueshëm. Më 26 shkurt 2026 kam thirrur për interpelancë ministren e Shëndetësisë për humbjet e jetëve në QSUT, dhe ende nuk ka një datë për zhvillimin e saj.

Kuvendi nuk mund të presë që ministrat të përfundojnë vizitat turistike jashtë vendit, që i përdorin si justifikim për t’i shmangur llogaridhënies. Fermerët duan të dinë kur do të zhbllokohen fondet IPARD, ndërsa ministri i Bujqësisë vazhdon vizitat jashtë vendit.

Qytetarët po humbin jetën në QSUT kur shkojnë për t’u kuruar, dhe ministrja nuk jep llogari për këtë. Ky shmangie e detyrimeve kushtetuese duhet të marrë fund menjëherë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco