'Parlamenti nuk është tekë politike', Bardhi: Me vetëdije mazhoranca po shkel Kushtetutën

'Parlamenti nuk është tekë politike', Bardhi: Me vetëdije mazhoranca po shkel Kushtetutën

12:14, 07/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Konferenca e Kryetarëve është mbledhur sot për të diskutuar ndryshimet e rregullores së Kuvendit, ku Gazmend Bardhi, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, akuzoi mazhorancën për shkelje të qartë të Kushtetutës.

Ai theksoi se vendimi i Gjykatës Kushtetuese, i marrë me shumicë absolute, nuk është zbardhur ende dhe ndryshimet e propozuara nuk kanë karakter emergjent, duke paralajmëruar se Parlamenti nuk mund të funksionojë sipas “tekë politike”.

Fjala e tij:

Me vetëdije ju e keni shkelur Kushtetutën. Dhe jo një herë, por dy herë. Me 8 me 0, Gjykata Kushtetuese ka thënë se Kryetari i Kuvendit e ka hedhur në erë Kushtetutën. Pra, Gjykata Kushtetuese na dha të drejtë për shkarkimin tuaj, por ju e keni rrëzuar atë me votë politike.

Prandaj, ndryshimet e rregullores nuk janë emergjente, sepse Gjykata Kushtetuese nuk e ka zbardhur ende vendimin. Pra, nuk ka çështje urgjente për ta trajtuar. Po ju them: Gjykata Kushtetuese nuk e ka zbardhur vendimin.

Prandaj, jua kërkoj me mirësjellje të bëheni garant i Kushtetutës. Parlamenti nuk mund të jetë tekë politike. Ai duhet të jetë një institucion i rregullt, i ndërtuar mbi ligjin dhe respektin për Kushtetutën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco