Nga Tritan Shehu/
Së pari uroj të gjithë mjekët, farmacistët, stomatologët, infermierët, fizioterapistët, teknikët e laborantët shendetësorë, të gjithë profesionistët e shendetësisë në këtë Ditë Botërore të saj!
Janë këto njerëz të kualifikuar, që me punën e tyre, dijet, devocionin po i shërbejnë pacientit e qytetarit në një sistem të rrënuar dhe:
1-Më të varfërin në Evropë, me një financim vetëm 2,9% te GDP.
2-Ku dhe një pjesë të madhe të ketyre pak fondeve, e gëlltisin disa PPP korruptive.
3-Me antisocialin në Evropë ku mbi 50% të shpenzimeve, vijnë direkt nga « Xhepi » i qytetarëve.
4-Ku pacientët mund vdesin edhe për nevojën e mjekimeve më urgjente, nqs nuk paguajnë me dhjetra mijra euro te privati.
5-Ku dhe pacientët e hospitalizuar detyrohen të kryejnë analizat laboratorike me pagesë te privati dhe të blejnë shpesh aty medikamente, materiale konsumi
6-Ku farmaceutika është mbushur me “fake drugs”, medikamente jo të sigurta, pa asnjë certifikim evropian, dhe për të cilat rimbursimi mbulon nën 50% të vlerës, pra qytetarët paguajnë mbi 50% të vlerës.
7-Ku mungon një sistem shendetësor efikas primar, ku një PPP “Check ap” gëlltit fonde të mëdha.
8-Ku nuk ka asnjë qendër trapiantesh, reabilitimi, reintegrimi në vend.
9-Ku sherbime thelbesore si i onkologjisë, shendetit mendor etj. janë shumë larg parametrave europianë.
10- Ku nuk rimbursohet asnjë shërbim bazë stomatologjik për pacientët.
Dhe keshtu do vazhdonim me një listë shumë të gjatë, por mbi të gjitha…
----Ku nuk ka strategji, asnjë politikë reale zhvilluese, asnjë vizion për të shkuar drejt koncepteve stimuluese si:
Rritja e GDP së paku në 4,5% të saj, Spitali ndërmarrje, vendosja e indekseve të kostos si sistemi DRG, Profesionisti i lirë në kujdesin parësor, certifikimi i barnave nga EMA, çuarja e rimbursimit në së paku 80% të vlerës, etj, etj.
Ku ka thjesht një “kënetë” organizuese e drejtuese, që për pasojë paguhet me Jetë, Shendet, Vlera financiare nga qytetarët!
© SYRI.net