Korrupsioni - Nga punonjës shteti në milionerë, skema si u kthyen zyrtarët e administratës në investitorë

09:33, 07/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një skemë e sofistikuar korrupsioni dhe pastrimi parash po transformon zyrtarë të niveleve të ulëta dhe të mesme në administratën publike në manjatë të pasurive të paluajtshme, duke shtrembëruar rëndë tregun e lirë dhe duke përqendruar pushtetin ekonomik në duart e një rrjeti të lidhur ngushtë me pushtetin.

Gazetari investigative Artan Hoxha I ftuar në studion e ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv analizon se nëse fillimisht shitej leja e ndërtimit nga 500 – nw 600 mijw euro, tani skema tashmë ka kaluar në një fazë të re, më të avancuar.

Duke iu referuar skemës në dosjen “5D”, rezulton se këta zyrtarë nuk mjaftohen më me shitjen e lejes. Ata kanë krijuar kompanitë e tyre, duke kontrolluar të gjithë procesin: nga marrja e lejes, miratimi, ndërtimi e deri te shitja e pronës, duke siguruar kështu 100% të fitimit.

Sa e lehtë është të bësh biznes në Shqipëri?

Artan Hoxha: “Sigurisht që nuk është shumë e lehtë të bësh biznes, por biznes bëjnë ata që janë në punonjës nëpër zyrat e shtetit.

…është më se e qartë tashmë që zyrtarë të ulët, të lartë apo qoftë dhe të mesëm, kanë hyrë përmes këtyre skemave, kanë hyrë përmes investimeve kryesisht në ndërtim dhe këtë ndërtim më tepër e kanë zhvilluar kryesisht në zonat bregdetare, por edhe në zonën e kryeqytetit, territore tokësore që kanë më tepër interes për ndërtimin dhe që fitimi është i dukshëm sepse hyjnë me një leje ndërtimi dhe pa bërë dhe pa hedhur as edhe një kovë llaç, t’i mund të marrësh diku te 500 apo 600,000 euro, vetëm për të shitur lejen e ndërtimit.

Shpikën 5D-ja e famshme dhe pastaj e zhvilluan këto bishtat e tjerë në episode sporadike, por që në fakt ishte e njëjta formulë qoftë nga zyrat e shtetit dhe më pas në terren. Çfarë ndodhte? Ata që ishin në zyrat e shtetit, ata merrnin lejet e zhvillimit të shesheve të ndërtimit. Ata që ishin në zyrat e shtetit, ata merrnin lejet e ndërtimit. Dhe më pas këta, pa pasur as edhe një mundësi, qoftë teknike, qoftë njohuri për ndërtimin, këtë leje ta shisnin ty. Dhe ti pastaj si ndërtues e zhvilloje. Këta hoqën pjesën e ndërtuesit si aplikant dhe hynë vetë aplikantë në zyrat ku ata vetë punonin, të urbanistikës.

Vetë ata që kishin vulën, kishin firmën nëpër zyra, vetë ata aplikuan dhe morën këto leje dhe më pas këto leje i shitën duke ë ia dhënë biznesmenëve që kishin një eksperiencë dhe kishin agregatët dhe teknologjinë për të ndërtuar pallate apo qoftë dhe infrastrukturë publike siç ishin rrugët

Flavio Qarri:  Po tani kanë arritur në një fazë tjetër. Kanë bërë dhe firmat. Nuk kanë më fare nevojë për biznesmenët.

Artan Hoxha: Tani kanë arritur që ë këtë pjesën që e merrnin vetë dhe e shisnin diku te 50% apo 60%, së fundmi kanë arritur që ta ndërtojnë vetë dhe infrastrukturën logjistike dhe më pas të hyjnë tek pjesa e fitimit 100%. Që do të thotë, vetë firmosin, vetë i bëjnë letrat...

Vetë vulosin, vetë miratojnë, vetë ndërtojnë dhe në fund vetë shesin. Dhe kjo ka ndodhur me 5D-në, ka ndodhur me drejtorët e thjeshtë, siç dhe ju e përmendët. Ka filluar të aplifikohet edhe nëpër kryetarët e bashkive të qyteteve më të vogla, të cilat kanë hapur kompani...

Flavio Qarri: Edhe Tërmet Peçin mbaj mend e bënte këtë...

Artan  Hoxha: Po e kanë hapur kompani pastrimi për mbeturinat. Dikur këto tendera të bashkive i merrnin kompanitë private dhe bënin një ndarje proporcionale me kryetarët e bashkive, ndërkohë  tani kryetarët e bashkive kanë hyrë vetë aksionerë me 100% me djalë xhaxhai, me dhëndrin, me mbesën, me motrën, duke arritur që të marrin edhe këto pak tendera që janë për pastrimin e qyteteve.

Flavio Qarri: Pra e nxjerrin jashtë loje ekonominë e lirë.

Artan Hoxha: Jo vetëm që po e nxjerrin jashtë loje, po këta janë kthyer tashmë në konkurrentët kryesorë të ekonomisë së lirë, janë kthyer në konkurrentët kryesorë të biznesmenëve dhe të investitorëve historikë që ka pasur Shqipëria.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco