Ambasadori shqiptar në Maqedoninë e Veriut: E drejta për gjuhën amtare e garantuar, të zbatohet në praktikë

Ambasadori shqiptar në Maqedoninë e Veriut: E drejta për gjuhën amtare e garantuar, të zbatohet në praktikë

20:25, 06/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, ka vlerësuar protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut.

Në postimin e tij në Facebook, Meidani thekson se kjo protestë meriton vlerësim për angazhimin qytetar dhe mënyrën demokratike të artikulimit të kërkesës.

Meidani ka rikonfirmuar mbështetjen për studentët duke nënvizuar se e drejta për përdorimin e gjuhës amtare është e garantuar dhe duhet të reflektohet qartë në praktikë, në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi.

“Kjo kërkon një përgjigje institucionale të matur, të përgjegjshme dhe të orientuar drejt zgjidhjeve të qëndrueshme, përmes dialogut konstruktiv dhe respektimit të plotë të të drejtave të garantuara”, shkruan ambasadori shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco