Zhulali: Rama po mashtron për negociatat me BE, vendet anëtare mbajnë ‘çelësin’ e vendimmarrjes

18:31, 06/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ekspertja për çështjet ndërkombëtare, Ilda Zhulali, ka ngritur akuza ndaj qeverisë lidhur me procesin e integrimit europian, duke e cilësuar si mashtruese narrativën zyrtare për përmbushjen e detyrimeve.

E ftuar në emisionin “Task-Forcë” në SYRI TV, Zhulali theksoi se raportet pozitive të Komisionit Europian nuk nënkuptojnë automatikisht avancim të Shqipërisë, pasi vendimmarrja përfundimtare mbetet në dorë të vendeve anëtare, të cilat sipas saj vijojnë të kenë rezerva serioze.

Ilda Zhulali: Shiko, sepse ministri i Jashtëm bën këtë lojë. Ministri i Jashtëm thotë që ne kemi përmbushur detyrimet, sepse komisioni ka paraqitur një raport pozitiv. Kjo nuk do të thotë që Shqipëria e ka kaluar klasën, se ka bërë një raport pozitiv komisioni, sepse vendimi merret nga vendet anëtare dhe këto raportet pozitive të komisionit, vendet anëtare i kanë parë dhe më përpara. Nëse mban mend që nga koha kur vendoseshin këto kushtet e Bundestagut, që ne thoshim që do të bllokohet procesi dhe nuk janë hapur negociatat. Dhe Romana Vlahutin thoshte këtu, jo janë hapur, u hap dhe shampanja, që ishte një gënjeshtër, sepse në fakt BE-ja e kishte bllokuar dhe negociatat u hapën shumë vite më vonë dhe Bundestagu vendosi dhe zyrtarisht nëntë kushte për Shqipërinë që më pas u bënë edhe më shumë.

Të njëjtën lojë bën tani ministri i Jashtëm dhe thotë që komisioni ka bërë raportin dhe ne kemi mbaruar dhe ne vazhdojmë punën tonë të pavarur. Kjo është gënjeshtër sepse ky është një proces dinamik dy palësh. Pra, vendet anëtare thonë, ne nuk jemi të kënaqura me këto përgjigje. Pavarësisht se zoti Rama mund të ketë thënë që lufta kundër korrupsionit është më e rrezikshme sesa vetë korrupsioni, vendet anëtare thonë që ne nuk e pranojmë këtë fjali. Kështu që ti duhet të tërhiqesh nga kjo dhe të dorëzosh imunitetin e zonjës Balluku dhe ajo të shkojë përpara drejtësisë. Dhe derisa të ndodhë kjo, ato nuk do ta lejojnë që Shqipëria të bëjë asnjë hap përpara me mbylljen e çfarëdolloj kapitulli të negociatave. Qoftë ai kapitulli më periferik dhe më i parëndësishëm. Kjo është e para.

E dyta, në deklaratën që dha përpara disa ditësh vetë kryenegociatorja, ministrja Dhuka, ajo bëri një shpjegim dhe u përpoq dhe ajo ta kamouflonte me aspekte teknike, por i shpëtoi dhe një fjali shumë e rëndësishme, që tha, menjëherë pasi të mbarojmë me miratimin e IBAR-it, se deri atëherë nuk bëjmë dot asgjë tjetër, ne do të duhet të bëjmë disa ndryshime shumë të mëdha, si për shembull të ndryshojmë strukturën e ekonomisë shqiptare. A thua se struktura mund të ndryshojë me një buton, për një muaj apo për gjashtë muaj. Qartë, qartë. Këto janë manipulime të hapura dhe ne nuk duhet të biem pre e këtyre mashtrimeve publike të qeverisë, e cila gjithsesi duhet t'i kishte bërë publike çfarë kushtesh ka përmbushur, për të cilat çështje kërkojnë vendet anëtare llogari, për çfarë janë të pakënaqura. Se ato nuk ngrenë pyetje si është moti në Shqipëri. Është kusht i patjetërsueshëm, dhe ata kërkojnë të dhëna konkrete dhe duan një, siç e quajnë ata, një databazë, një track record të dhëna, që këto çështje ndiqen me përparësi, që janë të qëndrueshme, që nuk kanë luhatje dhe që shkojnë deri në fund. Pra që qeveria nuk ndryshon qëndrim dhe krijon ato barrierat e veta në emër të ligjit. Gjë që Edi Rama e ka bërë qoftë me zonjën Balluku, qoftë me propozimet që ka bërë për të ndryshuar legjislacionin këtu.

Edhe çështja e Erjon Veliajt, që është në burg dhe kjo është një çështje që shikon ndjekjen e vetë. Pra vendet anëtare nuk e konsiderojnë thjesht një statistikë, që Erjon Veliaj shkoi në burg edhe këtu mbaroi çështja. Jo, derisa të marri vendim përfundimtar. Dhe këto të jenë të shkruara. Dhe çfarëdolloj makinacioni që përdori qeveria me ndërhyrjet e veta brenda sistemit për të lehtësuar barrën e këtyre personave, këto pastaj do të përkthehen në kushtëzime të reja për qeverinë dhe pengesa për të ecur përpara me procesin e negociatave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco