Në një intervistë për Syri TV, eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Marlind Laçi analizoi përshkallëzimin e konfliktit mes Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Iran, duke theksuar se pasojat nuk janë vetëm ushtarake, por edhe me ndikim të drejtpërdrejtë në ekonominë globale.
Sipas tij, sulmet ndaj Iranit janë konsideruar nga një pjesë e ekspertëve dhe senatorëve amerikanë si të nxitura nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu. Ai përmendi edhe dorëheqjen e Joseph Kent, i cili ka deklaruar se SHBA është ndikuar dhe shtyrë drejt përfshirjes në konflikt.
Megjithatë, Laçi theksoi se regjimi iranian mbetet një strukturë e fortë dhe e konsoliduar. Ai e përshkroi Iranin si një regjim teokratik dhe autoritar, të ndërtuar mbi një hierarki të qartë që nga lideri suprem deri tek strukturat ushtarake dhe civile. Sipas tij, përmbysja e një sistemi të tillë përmes sulmeve të jashtme është pothuajse e pamundur në afat të shkurtër.
Eksperti nënvizoi gjithashtu rolin kyç të Garda Revolucionare Islamike, e cila sipas tij ka kapacitete të mëdha ushtarake dhe kontroll të fortë mbi vendin. Ai përmendi se, pavarësisht sulmeve intensive ndaj qyteteve si Teheran, Isfahan dhe Tabriz, regjimi vazhdon të funksionojë dhe të kundërpërgjigjet. Në këtë kontekst, ai përmendi edhe mbështetjen indirekte nga fuqi të mëdha si Rusia dhe Kina, duke e bërë edhe më kompleks balancën gjeopolitike.
Ai theksoi se çdo përshkallëzim i mëtejshëm rrezikon të prekë drejtpërdrejt ekonomitë evropiane dhe ato në zhvillim.
Në analizën e tij, Laçi përmendi edhe figurat kyçe në administratën amerikane, duke veçuar Donald Trump dhe zëvendëspresidentin J.D. Vance, të cilin e cilësoi si një nga zërat më realistë brenda kampit MAGA.
Laçi:
Sigurisht që sulmi nga shumë ekspertë amerikanë, por qoftë edhe nga shumë senatorë u ka konsideruar si një sulm i nxitur nga Benjamin Netanyahu dhe kjo përbën një fakt, për aq kohë sa kemi patur edhe dorëheqje nga ëh, kabineti, Trump. Kemi dorëheqjen e Joseph Kent, ish-shefin i antiterrorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që është një nga institucionet kryesore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili u ka shprehur qartë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë nxitur dhe janë shantazhuar nga Benjamin Netanyahu për të marrë pjesë në këto sulme ndaj Iranit. Sigurisht, nuk mund të themi që Irani është një vend ashtu siç duhet të jetë.
Bëhet fjalë për një regjim diktatorial, një regjim, le të themi, tepër i ashpër ndaj qytetarëve të vet, siç është regjimi i Ajatollahëve. Ajo çka po shohim në këto 37 ditë luftë, po shohim që dita-ditës po kuptohet qartë që është e pamundur që ky regjim të rrëzohet me anë të sulmeve nga jashtë. Pra, kemi 37 ditë sulme intensive ndaj Teheranit, Isfahanit, Tabrizit dhe të gjithë strukturës së Gardës Revolucionare, por edhe strukturës civile. Mos harrojmë që janë goditur edhe ura, janë goditur xhami, janë goditur universitete dhe përsëri ky regjim ekziston dhe ka kapacitete kundërpërgjigje tepër të mëdhaja. Mos harrojmë që mbrapa këtij regjimi ndodhen dy superfuqi siç është Rusia dhe Kina, por mos harrojmë që për aq kohë sa kemi një vullnet nga Garda Revolucionare për të luftuar, do të thotë që jemi në këto faza që, le të themi, ky regjim ja del që të godasi në brendësi të qyteteve izraelite, siç ndodhi mbrëmë në qytetin port dhe industrial më të madh të Izraelit, siç është Haifa. Ja del të godasi dhe të rrëzojë me sukses avionët e gjeneratës së fundit amerikane.
Kjo do të thotë që që nga viti 1979 me revolucionin islamik të Ajatollah Ruhollah Khomeinit e deri në vitin 2026, ky regjim është përgatitur pikërisht për këtë luftë dhe nuk gjykoj se është matematikisht e drejtë apo edhe teorikisht e drejtë që një regjim prej 40 e kusur vitesh të rrëzohet për katër ditë, për katër muaj apo për katër vjet. Është e pamundur që një regjim i tillë me një hierarki piramidale, me një shtrirje kapilare në popullin iranian. Pra, duhet të shpjegojmë se si funksionon ky regjim. Është një regjim piramidal ku në majë të piramidës ndodhet lideri suprem, që në këtë rast është Mojtaba Khamenei, djali i ish-liderit suprem Ali Khamenei. Pas tij shtrihet Këshilli i të 80-ve, 80 Ajatollahët. Pas Këshillit të 80-ve ndodhet Garda Revolucionare, e cila pikërisht është ndërtuar me idenë për të ruajtur çdo kundërrevolucion ndaj revolucionit të Ajatollahëve. Pas Gardës Revolucionare vijon ushtria shtetërore iraniane. Duhet thënë që ushtria shtetërore iraniane nuk gëzon kapacitetet konvencionale dhe ushtarake ashtu siç i gëzon Garda Revolucionare, qartë me qëllimin që Garda Revolucionare të jetë superiore në rast se kemi rebelime nga ushtria shtetërore iraniane. Dhe pas kësaj strukture vjen presidenti, që në këtë rast është Mesud Pezeshkian, vjen Gjykata e Lartë, vjen dhe parlamenti. Prandaj edhe më pas vijnë të gjithë shtresat sociale të iranianëve dhe në këtë aspekt është e pamundur që të ketë një rrënim apo një shkërmoqje...
Për aq kohë sa kemi një regjim teokratik, nuk është lojë, por është fakt kushtetues në, në Iran. Është një popullsi tepër konservatore përsa i përket besimit islam të, të anës, të pjesës shiite dhe patjetër që janë të gatshëm, për aq kohë sa kemi rreth 40 apo 45 vite indoktrinim dhe ideologjizim i popullatës. Patjetër që mund, jo vetëm 10 milionë banorë, por edhe më tepër. Po mos harrojmë pa theksuar që Irani është një nga tre popujt në Lindjen e Mesme që kanë shpenzuar tepër në ideologjizimin në lidhje me nacionalizmin të popullit. Pra, kemi një popull i cili sado që të jenë vuajtjet në brendësi të tij apo sado që të jetë struktura institucionale, diktatoriale apo demokratike, në rast se sulmohen nga një armik i jashtëm, patjetër që bëhen bashkë dhe mos harrojmë edhe të shkuarën e tyre 6000-vjeçare për një perandori tepër të madhe, siç ishte perandoria Perse.
J.D. Vance është një nga figurat më koherente dhe më realiste që ka mbetur në kabinetin Trump dhe është një nga figurat kryesore që përfaqëson grupiimin MAGA. Dhe në këtë aspekt, duhet thënë që ai ka përdorur fjalën mashtrim ndaj presidentit Trump, por realisht nuk ka dashur për arsye diplomatike të përdori fjalën shantazh dhe në sensin diplomatik ka një farë kujdesie në përdorimin e fjalëve të tij. Sigurisht që rrënimi i regjimit iranian mund të ketë qenë i lehtë për njerëz të cilët nuk e njohin këtë regjim dhe si, siç është fjala për sekretarin e mbrojtjes Pete Hegseth, i cili edhe në deklaratat e tij është jashtë linjës dhe është tepër surrealist.
© SYRI.net