Debate të ashpra në Kuvend, Noka përplaset me Peleshin dhe Ballën: Tërhiq ato 60 mega...

14:14, 02/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Seanca parlamentare është përfshirë nga tensione dhe përplasje verbale mes mazhorancës dhe opozitës, pasi deputeti i PD-së, Flamur Noka, reagoi ashpër ndaj deklaratave të bëra nga Taulant Balla. Debati u përshkallëzua më tej me përfshirjen e kryeparlamentarit Niko Peleshi, duke çuar në ndërprerjen e seancës për shkak të bllokimit të foltores dhe përplasjes së fortë politike në sallë.

Peleshi: Zoti Noka po ju tërheq fjalën

Noka: S’po më kërcet mua se ca tërheq ti. Tërhiq ato 60 mega në Kolonjë se ato të mbajnë peng. Nga ushtar i Ramës, je shndërruar në ushtar të vrasëses të Xhavit Gurrës, si ka ndodhur kurrë kjo që ka ndodhur. Të flasë këtu ne emër të popullit të maxhoranvës, 009, Toyota Yaris, dhe të përfaqësojë pushtetin dhe maxhorancën, ushtari i Suel Çelës, personi 009 që gjendet në dosjet që Britania e Madhe disponon në trafikun e drogës, apo në dosjet e Brukselit, kjo tregon se jeni katandisur në bandë. Ti më dhimbsesh, ai 60 megëshi ty do të tërheqë dhe do të zhburrnojë (I drejtohet Pelshit)

Peleshi: Po merrni masën e dytë disiplinore, s’mund të bëni asgjë me dhunë.
Noka: A të dogji? E vërteta nuk fshihet, mos harroni.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco