Berisha: Deputetët e PS-së që nuk janë të implikuar në krime, të largohen nga Edi Rama

13:19, 16/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

ryetari i PD-së, Sali Berisha, ka deklaruar se largimi i deputetëve socialistë që nuk janë të përfshirë në veprimtari kriminale do t’i hapte rrugën shkarkimit të kryeministrit Edi Rama përmes një mocioni mosbesimi në Kuvend.

Gjatë një konference për mediat, Berisha tha se vlerëson çdo zë kritik brenda Partisë Socialiste që del kundër Ramës dhe në mbështetje të protestës qytetare. Sipas tij, nëse kryeministri nuk pranon zgjidhje të tjera paqësore, një alternativë e mundshme mbetet largimi i deputetëve socialistë që nuk janë të implikuar në krime.

Një lëvizje e tillë do të mundësonte shkarkimin e menjëhershëm të Ramës dhe do të krijonte kushtet që Kuvendi të shqyrtonte kërkesat e protestuesve, si edhe propozime të tjera që lidhen me situatën politike dhe sociale në vend.

Berisha theksoi se opozita do të mbështesë çdo kërkesë që, sipas tij, është në përputhje me Kushtetutën dhe me të drejtat e qytetarëve të përfaqësuara nga protesta rinore.

Pjese nga konferenca

Anisa Kadesha, RTSH: Nëse mund të na bëni një koment në lidhje me disa zëra kundër brenda Partisë Socialiste dhe daljen si e pavarur e një deputeteje të Partisë Socialiste. Nëse keni një koment për këto zhvillime brenda PS-së?

Sali Berisha: Faleminderit për pyetjen. Unë vlerësoj çdo zë kundër Edi Ramës dhe në mbështetje të protestës. 

Unë rikujtoj këtu shqiptarët, se një zgjidhje plotësisht e mundshme do të ishte, dhe është; në qoftë se Edi Rama nuk pranon zgjidhjen, një zgjidhje tjetër paqësore siç e kërkojnë protestuesit, është largimi i të gjithë deputetëve socialistë që nuk janë të implikuar në krime dhe kjo i hap rrugën shkarkimit me mocion mosbesimi Edi Ramës. 


Kjo shkarkon në vend Edi Ramën dhe krijon në parlament një mundësi për plotësimin e të gjitha kërkesave, si të 5 kërkesave të tyre ashtu dhe të një liste tjetër me 20 kërkesa duke i analizuar një nga një ato. 

Pra, opozita i ka dhe do t'i ketë të gjitha votat në favor, pa asnjë hezitim, të kërkesave kushtetuese të të drejtave dhe që janë të tilla, të drejta janë dhe janë kushtetuese, të protestës rinore qytetare. 
Faleminderit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco