Nga Belind Këlliçi/
Një paradoks që do të hutonte këdo sot, do të ishte që Edi Rama të mbajë një leksion për korrupsionin. Por ja që ndodh. Sot para disa studentëve, këtë bëri.
Ai tha se shërbimet janë online dhe prokurimet i bën një agjensi.
Po çfarë tregojnë bisedat e Ballukut me Berberin?!
“Prite pak filanin”, urdhëron Ministrja, se është porosi e Kryeministrit. E pret ai filanin. Filani merr tenderin.
“Pse i ke shpallur këto ofertat dhe unë nuk e di”, pyet Ministrja. “Jepja këtë lotin x filanit, se ka ndërhyrë Karlo”.
“Jepja këtë filanit, po thuaji se do ta bëjë me fistekun, e të mos duket më”.
Këto janë pak episode nga lëvrimi i 1.1 miliardë eurove!
Janë vetëm disa nga bisedet e zbardhura. Janë mijëra faqe. Porositë e Kryeministrit dalin gjithandej.
Duhet të jesh më shumë se hipokrit që në të vërtetë të ndash pasurinë e shqiptarëve sipas interesave të tua, e nga ana tjetër të mbash referate para studentëve sikur je dikush tjetër.
Edi Rama nuk është në kushtet për të dhënë leksione.
Ai duhet të japë llogari, e të shkojë para ligjit, pasi nën qeverisjen e tij 13 vjeçare, Shqipëria është vendi sot më i korruptuar në Europë.
© SYRI.net